TEKSTESHQIP
zbut

Këngë me tag "#zbut"


Albume me tag "#zbut"



REZULTATET E KËRKIMIT:


zbut (zbus)

Klasifikimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm

  1. folje kalimtare
    zbut (zbus) -a, -ur.
    • bëj diçka të butë, i heq ashpërsinë; e bëj diçka të qullët si ; bëj që të përkulet e të përpunohet lehtë: zbut leshin (lëkurën); zbut rrobat në ujë; e zbut në qumësht; shiu e zbut tokën; e zbuti dyllin në zjarr.
      Shiko gjithashtu:
    • e kthej në gjendje të butë, e bëj shtëpiak (për kafshët e egra); e bëj të butë një të egër: zbut ariun; zbut kumbullën (dardhën) e .
      Shiko gjithashtu: ,
    • ul shkallën e pjerrësisë, të ngrohtësisë a të djegies së diçkaje: zbut pjerrësinë e kodrës; e zbuti kohën (klimën); e zbut rakinë me ujë.
  2. kuptim i figurshëm
    • e bëj të ëmbël e të këndshëm për veshin e syrin; edhe ia pakësoj forcën, e bëj më pak të ashpër: e zbuti zërin; i zbut ngjyrat; ia zbuti zemërimin; i zbutën mosmarrëveshjet.
    • e bëj të shtruar, të urtë e të dashur, e bëj të bindur e të arsyeshëm; i heq zemërimin, qetësoj: e zbuti me fjalë të mira.