>
LETERSISHQIP

Do Të Të Ndjek

Nëse rrëmon ndër të miat kujtime
të mbuluara nga pluhuri i florinjtë,
do të gjesh veç vegime
të një dashurie të njëmendtë.
Dhe sa më thellë të hysh,
aq më fort arsyeja humbet.
Është kjo arsye e pakuptimtë,
një zë që thërret,
duket sikur më vret.

Dhe e ndjek gjer në marrëzi
me shpresën se aty do të jesh ti.

Udhëtoj mes kohës së vetëdijes
në vagullinë e mjegullt të shpirtit,
aty ky vrujon flaka e dashurisë
në kulmin e nxehtësisë.

E përsëris me veten të njëjtën pyetje:
“Ku je?”
Mirazhi yt shfaqet e shuhet,
por unë dorë nuk heq,
në pafundësi do të të ndjek.