Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gjëmimi

Ajo zile e vetmuar
e një ore të shkurdisur
me cingërrimën e çakërdisur
bezdisëse e të molisur.
S’e dija që ndëgjegjen do ma tundte
lotët do m’i shkundte
e sytë do të bëheshin gati për vajtim;
ajo zile e vetmuar
si një gjëmim i largët në afrim
botën ma shkërmoqi para sysh,
tashmë s’vlen më... asnjë dysh’.
Gjëmimi i furishëm botën e trallisi
tokën e ngriti,
zemrat i shastisi
e për udhë më nisi,
hënën pas reve e bitisi.
“Mallkuar qofsh, moj orë e çmeritur!”
Të mos ishe ti,
vdekjen në gjumë do e kisha pritur.

- Poezi nga Stiven Domi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim