TEKSTESHQIP
Syndrom - Karroca E Engjujve
Syndrom
Karroca E Engjujve

Për një impakt sa më të madh, ky materiali muzikor u bë i disponueshëm para shikuesve i përpunuar me shije edhe me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua më 18 Dhjetor 2008.
Teksti :: Song Lyrics
Me një gotë vere në duar sonte jetën dua ta mbaroj,
Se ajo më tha lamtumirë e s'më duhet më të jetoj,
Në brendi të kësaj errësire një njeri me gitarë në duar,
Ndoshta i ka të njëjtat halle dhe më thërret te hy në një valle

REF:
Dhe ngrej gotën për së fundi herë,
Dhe i them njeriut te qetë më ler!
S'dua të dëgjoj asnjë farë zëri,
Përveç t'rrahurave t'zemrës që në fund i bëri.

Por gitarë ti nuk pushon,
Thonë se njeriu ne qiell me këngë shkon!
Këtë këngë e vazhdoi një zë i çuditshëm,
Karroca e engjujve me zërin e saj jo të përditshëm.

REF:
Dhe ngrej goten per së fundi herë,
Dhe i them njeriut të qetë më ler,
S'dua të dëgjoj asnjë farë zëri,
Përveç t'rrahurave t'zemrës që në fund i bëri...

DËRGOI:
Komente 0