Në këtë projekt diskografik, pubklimi i të cilit erdhi më 10 Dhjetor 2020, ka gjithsej 9 këngë të ndryshme.Albumi është frymëzuar drejtpërdrejt nga Komedia Hyjnore e Dantes. Kur dëgjon albumin të duket sikur hyn në një pyll të çuditshëm; diku është e errët dhe e ftohtë dhe diku një lëndinë me diell shfaqet papritmas. Teksa dëgjoni albumin, mund të keni përvojën e një udhëtimi shpirtëror dhe një lidhje të thellë me Natyrën. Muzika e tyre ndihet shumë medituese dhe ka një karakter të fortë mesdhetar.