TEKSTESHQIP
T-Light - I Pathyeshem
T-Light
I Pathyeshem

Për këngën ka punuar kompozitori vetë këngëtari.

Teksti :: Song Lyrics

Vocal: Ti më jep forcë
Për ktë sfidë
Që t'mund t'ja dal
Të jem në dritë
Me ty unë do t'ja dalë

Ti Zot më jep jetë
Në mes të stuhisë
Jo t'mos kem frikë
Ktë mal të ngjis
Me ty unë do t'ja dalë!

Rap - Ndodhem përballë një mali
dhe i heshtur po rri, shoh lartësinë
e kjo më shtin frikë,
hija e tij e rëndë
dhe forca që zotëron
çdo mendim që më vjen më thotë
Jo dot nuk e kalon
Je i dobët, nuk ke forcë
Se shikon s'ja del ti dot.
Edhe nëse ja nis të luftosh
Në hapat e parë do të ndalosh,
Edhe kokën ul posht.
Mendoj të kthehem pas
ta lë ktë sfidë.pa e filluar
Duke hequr dorë në çast.
E duke i treguar vetes
të gjithë justifikimet
për t'mos garuar.
Edhe pse është ende herët
kam qëllimin për t'mos filluar
hija e tij zgjatet gjithe qytetin duke mbuluar
si mundem unë tja dalë?!
Kjo është e pamundur si guxova vallë!

Vocal - Ti më jep forcë
Për ktë sfidë
Që t'mund t'ja dal
Të jem në dritë
Me ty unë do t'ja dalë

Ti Zot më jep jetë
Në mes të stuhisë
Jo t'mos kem frikë
Ktë mal të ngjis
Me ty unë do t'ja dalë!

Rap 2
Një mal është çdo sfidë, apo sëmundje.
Një mal është bullizmi, në shkolla apo rrugëve.
Një mal mund të jetë një moment kur ke dështuar,
Kur thellë në trishtim
ke vendosur për tmos vazhduar.
Hija e tij që të ndjek nga pas,
S'të ndalet asnjë çast,
mendon se nuk ke fat.
por ti mos beso në fat.
Beso në dashuri
tek 1 Gjoni 4:8
Thuhet që Perëndia është dashuri,
Kjo është vërtetsi.
Besimi ka fuqi, ka fuqi t'lëvizë një mal,
sado i madh të jetë ai, ty nuk do të ndalë
Si një Goliath problemet vijnë në jetën tonë.
Por ji ti një David,
që Goliathi se ndalon.
Mos harro të veshësh
Armatimin e Perëndisë,
përule zemrën në lutje
lexo fjalën, mos ki frikë.
Edhe pse do të rrëzohesh
Jo nuk do dështosh
Por do t'marrëah forca të reja
e jo nuk do ndalosh.
Do fitosh, do ta shikosh.
Sdo dështosh, do ta kalosh.
Panvarsisht madhësisë
askush smund të t'ndalë ty dot.
Mos i trego Zotit,
problemin tënd të madh
por me besim thuaj problemit
Që Zoti yt është i madh!

Vocal: Ti më jep forcë
Për ktë sfidë
Që t'mund t'ja dal
Të jem në dritë
Me ty unë do t'ja dalë

Ti Zot më jep jetë
Në mes të stuhisë
Jo t'mos kem frikë
Ktë mal të ngjis
Me ty unë do t'ja dalë!
Komente 0