TEKSTESHQIP

Tizzi
Familja Jote
Lyrics
(Feat. Samm & G-Ia)

TIZZI:
Kena pas bashk shumë plane për jetën
Je kon ajo që ma ke plotsu edhe vetën
Fjalt e tua hala nalna, un i menoj
Momentet me ty çdo natë po i kujtoj
Dashnia jonë e madhe kadal dale ja nisi me u tret
Çdo ondërr mes neve tash vetëm kujtim ka mbet
Gotën po e çoj, e shumicën e kohës e kaloj tu pi
Besom që pa ty, s’po muna mir me u ni
E problem mes neve u shfaq familja e jote
Sa keq po nihna, pom hidhet me ik prej ksaj bote
M’kan njoft si djal i keq, se kan dit dashnin që kom për ty
Kur me the që familja s’po don besom zemra mu ka thy
Ama un hala luftoj, luftoj ti mu kon e jemja
Se ty me çdo qelizë besom t’ndjen zemra…

SAMM (Refreni 2x):
Pse dashnin teme, jo nuk po e besojnë
Pse me ma dhon qikën, ata jo nuk po dojnë
E du me krejt zemër, lumturi i kisha fal
Çdo sen në këtë botë për to e kisha nal.

G-IA:
Eh mori jetë sa shum sprova që po sjell
Athu pse s’po besojnë që jom njeri me vlerë
Asniher s’kom mu nal, kom mu munu çdo kon me bind
Me ju tregu se veç për mu ti ke lind
Nata m’kalon qut, që sa kom gjum n’sy s’kom shti
E di që edhe ti tash, këtë ndjesi e ki.
Me lot po e shënoj e po e qes çdo fjalë që ma thot zemra
E sa shumë kohë na jena thirr lloj-lloj emra
Çdo fillim e ka mbarimin, amo s’deshta kshtu me ndodh
Besom që tash edhe psiqikisht jom lodh
E nëse ondrrën që e patëm na s’mujtëm me e realizu
Athu me tjetër kon familje ti me ke kriju
Athu familja jote me zor ka met martu
E unë jom i bindur që loti për çdo natë ka met piku
Knaqsin me asnjo nuk e ndjen si me mu
Dashnin mat mir në jetë me mu e ki përjetu.
Tash ti uroj krejt të mirat ama t’lutna mos m’harro
Dashnia mes neve ka jetu gjithmonë, beso

SAMM (Refreni 2x):
Pse dashnin teme, jo nuk po e besojnë
Pse me ma dhon qikën, ata jo nuk po dojnë
E du me krejt zemër, lumturi i kisha fal
Çdo sen në këtë botë për to e kisha nal.

DËRGOI: