>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi “TNT” ekziston në treg që nga viti 1974 dhe posedon shume hite të cilat mbesin gjithmonë në kujtesën e publikut. Për gjithë këto duhet falënderuar Nexhat Macula dhe të veçantë tjetër e bën realizimi i këngëve me videoklipe çdo 3-4 muaj. “TNT” është nga grupet e para në Kosovë e që kanë krijuar një mori hitesh të mëdha, si: “Moj biondinë”, “200 ditë”, “E mallkoj atë ditë” e plot të tjera, të interpretuara nga Ferki Shala.

Në Qershor 1984, Urim Koshi & Grupi TNT marrin pjesë në Akordet E Kosoves 1984 me këngën "Vetem Une E Ti".

Në vitin 1985, Tnt publikojnë albumin "Dasma".

Në vitin 1999, Tnt publikojnë albumin "I Ëmbël Atdhe".

Në vitin 1999, Tnt publikojnë albumin "O, Jo, S'ka Me Shqipen Tonë".

Në Dhjetor 2005, TNT marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Luje Belin Luje".

Më datë 8 Nëntor 2009, TNT publikojnë videoklipin "Po Më Thua".

Në Dhjetor 2009, TNT marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Ja Fali Zemrën".

Në vitin 2011, Tnt publikojnë albumin "Mos Mendo". Grupi "TNT" pas ndryshimeve që pati viteve në formacion, editon albumin "Mos mendo". Albumi është një grumbullim me këngët e lansuara gjatë kohës së fundit si dhe me përzgjedhjen e disa hiteve që janë kënduar nëpër vite. Në album, zëvendësuesi i Fekri Shalës është solisti Gentian Gojani. Albumi përmban gjithsejtë 10 këngë, 4 këngët më të reja janë prej që kam ardhur unë në këtë grup si: "Ja fali zemrën", "Po më thua", "Moj shqiptare" dhe "Mos mendo" ndërsa 6 –shtë të tjerat janë hitet e mëhershme të grupit por të kënduara tash më zërin tim si: "O Atdhe", "200 ditë", "S'ka me shqipen tonë", "Kujtimet", "Biondina" dhe "Buzëqershi".

Në Janar 2019, Bekim Hallaqi (Belle) bëhet vokalist i grupit legjendar “TNT” dhe do i rikthehen skenës muzikore me këngë të reja. Dakordimi është arritur pas bisedave mes tij dhe anëtarëve instrumentist të grupit të cilët me vite e kanë përfaqësuar atë. Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e “TNT” duket ta ketë joshur Bellen që ta vazhdojë rrugëtimin muzikor si pjesë e rëndësishme e “TNT”. Belle konfirmoi se do jetë vokalisti i grupit dhe tregoi se “TNT” rikthehet me një imazh modern, si në aspektin e audio e video produksionit ashtu edhe në aspektin estetik.

Më datë 18 Maj 2019, Capital T & TNT publikojnë videoklipin "200 Dit". Capital T e ka sjellë një version të ri, të përpunuar të hitit të dikurshëm të bendit legjendar “TNT”, “200 ditë”. Producenti Rzon është angazhuar për përpunimin e kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën. Ndërsa për pjesën e tij të tekstit, si gjithmonë, është kujdesur vet Trim Ademi. Fillimi i këngës nis me interpretimin e “TNT” me vokalistin Bekim Hallaqi – Belle, ndërsa kujtojmë që Nexhat Macula është kompozitor i asaj pjesë të këngës, me tekst të Hivzi Krasniqit.

Më datë 10 Qershor 2019, TNT publikojnë videoklipin "Moj Bjondine Me Syte E Zi", në bashkëpunim me Luana Vjollcën. Muzika e këngës u punua nga Nexhat Macula, teksti u shkrua nga Nexhat Macula & Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Bini Nebihu & Nurteel. Bendi ka ripërpunuar këngën dhe e ka risjell për fansat dhe publikun e gjerë, ku pjesëmarrëse është edhe këngëtarja, Luana Vjollca, e cila ka falënderuar grupin mundësinë e dhënë dhe ka kujtuar një rast që e lidh me nënën dhe të motrën, Marinën. “Faleminderit Grupit TNT për këtë ftesë të më ofrohet kjo këngë legjendare që tërë jetën e kam kënduar e dashur shumë fortë. Është nder për mua! Unë, motra dhe mami ia kemi dedikuar gjithmonë këtë këngë njëra-tjetrës”, ka shkruar ndër të tjerash Luana në Instagram.

Më datë 28 Dhjetor 2019, Tnt publikojnë videoklipin "Vetem Ty". Kënga është punuar në të githë komponentet e saj nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 2 Qershor 2020, Tnt publikojnë videoklipin "Pse Të Ndjej". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Macula, ndërsa teksti u shkrua nga Nurteel. Produksioni audio u realizua nga Bekim Hallaqi (Belle).

Më datë 20 Qershor 2020, TNT & Linda Hakaj publikojnë videoklipin "E Din (Remake)". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Macula. Produksioni audio u realizua nga Bekim Hallaqi (Belle).
KATEGORI: