TEKSTESHQIP
Tomor Kuçi - Ëndrrat Vrapojnë
Tomor Kuçi
Ëndrrat Vrapojnë

Muzika, teksti dhe produksioni audio është marrë përsipër nga vetë këngëtari. Pas një pune të palodhur, projekti muzikor u bë i disponueshëm para një audience më të gjerë i kompletuar artistikisht edhe me një klip muzikor, video produksioni i të cilit është krijuar bashkarisht nga Tomor Kuçi & Adea Mekuli. Kjo video premierë është transmetuar më 22 Qershor 2025 dhe menjëherë pas publikimit impakti ishte së tepërmi pozitiv.

Teksti :: Song Lyrics

Nuk harrohet e vërteta
sillen n'kokë plot fjalë të njejta
ne vallëzojmë, gjithçka pranojmë
e kalojmë detin, ëndrrat vrapojnë

Nuk harrohet e vërteta
sillen n'kokë plot fjalë të njejta
ne vallëzojmë, gjithçka pranojmë
e kalojmë detin, ëndrrat vrapojnë

Shpejt e shpejt na sillet vetja
gurt' i mbulojnë dy-tri fleta
shkruajmë shpesh që mos t'harrojmë
e kalojmë detin, ëndrrat

E ëndrrat vrapojnë
dritat kalojnë në ujë, në letra
t'vërtetën e mbrojnë
hija i mbulon gjitha shigjetat

Mure rrëzojmë
dritat kalojnë në gurë, në erëra
malet frymojnë
me hije i mbulojnë gjitha ngarkesat

Anash dhomës yjet shuhen
në mes pyllit drunjët druhen
pikon uji në ballkon
plot mendime në telefon

Ndjenjat sillen nëpër kate
emocionet nuk dojnë matje
pamundësia na provon
e kalojmë detin, ëndrrat

E ëndrrat vrapojnë
dritat kalojnë në ujë, në letra
t'vërtetën e mbrojnë
hija i mbulon gjitha shigjetat

Mure rrëzojmë
dritat kalojnë në gurë, në erëra
malet frymojnë
me hije i mbulojnë gjitha ngarkesat

Ëndrrat vrapojnë...
ëndrrat vrapojnë...

Nuk harrohet e vërteta
sillen n'kokë plot fjalë të njejta

(ëndrrat vrapojnë...) Nuk harrohet e vërteta
(t'vërtetën e mbrojnë...) sillen n'kokë plot fjalë të njejta

VIDEOKLIPE

Komente 0