>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 4 Shtator 2010, Shkumbin Ismaili publikon videoklipin "Mbete Nje Kujtim", në bashkëpunim me Ton Voka.

Në Qershor 2012, Shpat Kasapi merr pjesë në VFM 2012 me këngën "Shume Hot", në bashkëpunim me Ton Voka.

Në Maj 2012, Ton Voka merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "You In Love", në bashkëpunim me Don Enio.

Në Tetor 2012, Shpat Kasapi merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Hajde Sille", në bashkëpunim me Ton Voka.

Më datë 20 Prill 2013, Ton Voka publikon videoklipin "Me Ty", në bashkëpunim me Artan Kastrati, tekst dhe muzikë nga vetë ai, ndërsa orkestrim nga Artan Kastrati. Ai surprizon fansat e tij me një këngë të bukur verore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim siç jemi mësuar ta shohim kohët e fundit. Klipi është punuar nga Supersonic Albania, ndërsa është xhiruar në bregdetin shqiptar, më konkretisht në Golem. Toni shprehet se është i kënaqur ky bashkëpunim me një prej kompozitorëve më të mirë shqiptar dhe një produksioneve që ka nxjerrë shumë kryevepra, ndërsa sa do të pëlqehet kjo këngë, këtë gjë ia le publikut që e konsideron si jurinë më të sinqertë.
KATEGORI: