Pallati i Kongreseve, Tiranë
Prezantuesit: Ledion Liço
TV: Top Channel
Radio: Top Albania Radio
Në një mbrëmje të mbushur plot muzikë, emocione dhe argëtim është mbajtur edicioni i parë i Top Music Awards 2016, eventi risi i vitit, pasardhës i Top Fest, në një linjë të ngjashme me eventet muzikore ndërkombëtare si MTV Music Awards, i cili theu traditën e festivaleve në Shqipëri.
Me praninë e disa nga artistëve më të mëdhenj dhe më të dëgjuar të momentit, Top Music Awards, shpalli fituesit për 12 kategori, ku 11 prej tyre janë përzgjedhje e publikut i cili pati mundësinë të votojë, për afro një muaj në faqen e internetit të TMA, ndërsa çmimi ACHIEVEMENT AWARD jepet nga Bordi i Top Music Awards për të nderuar arritjet e një artisti gjatë karrierës së tij, pra pa mundesi votimi.
Mbreti i mbrëmjes mund të cilësohet Alban Skënderaj i cili arriti të fitojë plot 3 Çmime duke barazuar me Era Istrefin e cila rrëmbeu 2 Çmime si Artistja Femër e Vitit dhe si Hiti i Vitit që padiskutim do të ishte Bon Bon, po ashtu edhe me bashkëpunimin me Ledri Vulën.
I vetmi artist që nuk ishte i pranishëm në TMA për të marrë çmimin e tij ishte Noizy.
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.