TEKSTESHQIP

Trampolinë
Rruga (Kam Qejfin Tim)
Lyrics

Rruga si rruga
Me tmerret e saj
Ti mos u nis

Më thua që tani
Po rrugës s'i dihet
Po edhe sikur t'i dihej
Kam qejfin tim
S'pyes asnjeri

Lufta si lufta
Me varret e saj
Ti mos u vrit
Më thua, jo kaq i ri
Po vdekjes s'i dihet
Po edhe sikur t'i dihej
Kam qejfin tim
S'pyes asnjeri

Kanga si kanga
Me britmat e saj
Ti mos këndo
Më thua, jo në këtë zi
Po kanga nuk mbahet
Po edhe sikur të mbahej
Kam qejfin tim
S'pyes asnjeri