TEKSTESHQIP

Trampolinë
Jeta
Lyrics

Të dy mund të shkojmë
Kah duhet, kah s'duhet
E gjithkah tjetër

Të jemi gjithmonë së bashku
Asgjë s'na mungon
Veç jeta mbetet

Jetën ta kalojmë

Mendimet, kujtimet
Vijnë e shkojnë
S'na lënë rehat
T'gjitha lehtë ishin t'i bëjmë
Jeta mbetet ta kalojmë

Jetën ta kalojmë

Do të jem një ditë me ty së bashku
Diku n'kohë pa brenga

S'e di, këtu apo atje
Do t'jem me ty në një vend

Jetën ta kalojmë
Do të jem një ditë me ty së bashku diku n'kohë
pa brenga