TEKSTESHQIP
Trampolinë - Duke Dhënë Shpirt
Trampolinë
Duke Dhënë Shpirt

Për muzikën dhe për fjalët e këngës u kujdes Kreshnik Berisha (Keka).
Teksti :: Song Lyrics
Ngritu n'këmbë
Shiko lart
Kujtomë mua
A t'kujtohem unë

Shiko në qiell
Mbaji sytë në diell
Mu ashtu si unë

Shko kah të duash
Por jo këndej, as anej
Rrugo edhe për mua

Ref.
Se bota na dukej e pastër si qielli
Qielli na dukej i kthjellët si uji
Uji buronte nga burim i prishur
I shkelur nga këmbët tona përplot me baltë

Dëgjomë një herë
Se ne kur ishim poshtë
Kokën lart ne e mbanim

Mbaji sytë në qiell
Qëndro në erë
Mos mendo për ne
Fluturo mbi dhe

Kështu bënim ne
Por dielli na verbëronte
T'lutem më kupto
S'kishim faj, biro

Ref.
Se bota na dukej e pastër si qielli
Qielli na dukej i kthjellët si uji
Uji buronte nga burim i prishur
I shkelur nga këmbët tona përplot me baltë

Kahdo që ne shkonim... askund
Çfarëdo që ne bënim... askund
Në ditët tona... askush
Ndërtonim heronj... gomarë
Heronj ishim vetë... gënjeshtarë
Në fund u bashkuam... në tokë

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0