>
LETERSISHQIP

Ndergjegje Me Katrore Te Zeza

Nate!
pa me shkruaj ti vete.
Ngjyra tende eshte e zeze
(nuk ka me te zeze se erresira tende)
Nate!
Pa me shkruaj pra vete
ne letren time
(letra ime eshte e bardhe,
si ndergjegjia e njerezve
me katrore te zeza per’rreth)

Ulu pra, prane tavolines
per njerezit c’njerezor!…
(letra ime eshte e bardhe
ngjyra tende eshte e zeze)
Ulu, pra, shpjet
prane tavolines
dhe shkruaj
per femijet qena bij qenash!
Shkruaj!
Kurse une,
me zerin tim,
do te therras,
sa qielli te coptohet
-“nuk mundem te shkruaj me,
pena m’u thyene 1958”

Jam une

Here here
ne oret e vona te nates
kur ndergjegjia fluturon per diku
une eci.
Pa meshire,
shkelmoj,
si kale i harbuar
rinine time

Miq!
Degjoni trokellimat e kalit te
harbuar?
Jam une!