TEKSTESHQIP
Troy Band - Horizonti I Ëndrrave
Troy Band
Horizonti I Ëndrrave

Kompozimin dhe arranzhimin e punuan vetë këngëtarët, teksa autor i tekstit është Alda Cuka.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1
Duke ecur në vetmi horizontin unë
vështroja,
Në një det mendimesh ëndrrat po kërkoja,
Koha po kalonte shpejt, ato nuk i ndiqja
dot,
Ditët janë njësoj, sikurse dje është edhe
sot.

Strofa 2
E burgosur në pendime, e rrethuar nga
një mur,
Përfundova në errësirë, dritën nuk e
pashë më kurrë,
Dhe vazhdoja të qëndroja pa lëvizur në
qetësi,
Çdo ëndërr e imja mori një kuptim të ri.

Refreni
Që atë ditë ëndrrat më nuk i pashë, e i
mori era,
Pri-ta të vinin përsëri, ama s’kisha t’tjera,
Si një yll rrinin mbi horizont,
Ti kërkoja s’ish as herët as vonë.

Strofa 3
Rrugëtimi është i gjatë e nuk do të ketë
ndalim,
Vendimet merri shpejt, vetes i ke bërë
premtim,
Një ndjesi dështimi më ka hyrë në trup,
Ora ka ndaluar e akrepat s’po shkojnë
kund.

Bridge
Dhe një zë nga brenda e ndjej që më
thërret,
"Gjej veten që ke humbur dhe qëllimin në
këtë jetë"
Dhe më pas e pashë të fshehur në largësi,
Gjeta atë që po kërkoja, një horizont të ri.

Refren
Që atë ditë ëndrrat më nuk i pashë, e i
mori era,
Pri-ta të vinin përsëri, ama s’kisha t’tjera,
Si një yll rrinin mbi horizont,
Ti kërkoja s’ish as herët as vonë.
Solo (kitarë)
Refren

Që atë ditë ëndrrat më nuk i pashë, e i
mori era,
Pri-ta të vinin përsëri, ama s’kisha t’tjera,
Si një yll rrinin mbi horizont,
Ti kërkoja s’ish as herët as vonë.
Ti kërkoja s’ish as herët as vonë.
Komente 0