A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Partitë Politike

Dy - tri fjalë për partitë politike,
Jo lëvdata, por, fjalë kritike,
Për karrigën kryeministrore,
Ndër shqiptarë - beteja prore!

Për partinë, që populli e zgjedh,
Tjetra thotë - votat i kanë vjedh!
Për kryetarin e partisë që ka fituar,
Rivali tij thotë - ka manipuluar!...

Siç ndodh me partitë e Shqipërisë,
Dodh dhe me shqiptarët e Maqedonisë,
As me partitë politike kosovare,
Situata s`ndryshon fare!

Nëpër fushata gjithçka premtojnë,
Vetëm votat sa t`i fitojnë,
Si njëra parti, ashtu dhe tjetra,
Kurrë praj fjalëve s`kalojnë në vepra!

Nëse ne do të qeverisim -
Pensionet thonë - do t`i rrisim,
Premtojnë shumë dhe për biznesin,
Tatimet - thonë - do t`i zbresim!...

N`infrastrukturë do të investojmë,
Rrugë dhe ura do të ndërtojmë,
Do t`hapim dhe shumë tunele,
Do t`ndërtojmë fabrika dhe hotele!...

Kem projekte për shumë shkolla,
Për arsimtarët më shumë të holla,
Do t`i keni falë mjekimet,
Për ilaçe do t`zbresim çmimet!...

Do t`zhvillojmë ekonominë,
Do ta zvoglojmë papunsinë,
Nëse neve na votoni,
Do t`merr fund korrupsioni!

Kur mban mbledhje mazhoranca,
Nga opozita braktiset seanca!
Nga parlamenti duke dalë,
Njëri - tjetrin e fyejnë me fjalë!...

Në vend të gjuhës politike,
Midis tyre rrahje fizike!...
Kamerat televizive i xhirojnë,
Se i sheh populli aspak s`mendojnë!

Opozitarët prej xhelozisë,
Shtrihen para kryeministrisë,
Kinse bëjnë grevë të urisë
Për largimin e qeverisë!...

Shumë deputet midis tyre,
U ka hyp leshi për fytyre,
Si n`hotel hanë e pinë,
Se ç`është uria as nuk e dinë!

Kur shohin zhvillim të shoqërisë,
Sherr i madh ndaj qeverisë,
Prej natyrës kur ndodhin vërshimet,
Opozita flet për hetimet!

Kur bëhen ndeshje n`akset rrugore,
Qeveria - thonë - është fajtore,
Kur ekzekutohet ndonjë njeri,
E pa aftë - thonë - është kjo qeveri!

Për t`larguar kryeministrin,
Në protesta popullin e nxisin,
Bien n`sy të ndërkombëtarve,
Habitet Europa prej shqiptarve!

Bëjnë protesta kinse paqsore,
Dëme pronës private dhe shtetëore,
Prej protestuesve shumë të lënduar,
Dikujt dhe jeta i është shkurtuar!

Kjo vëllavrasje pa nevojë,
A thua vallë, ku do t`na çojë?
Kem një gjuhë, gjak dhe flamur,
Lusim Zotiin t`mos ndodh më kurrë!

- poem written by Vahit Nasufi


- Submitted by vahiti -

Choose star rating

Rating:  4 / Votes cast:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019