TEKSTESHQIP

Valdet Idrizaj
Sali Çekaj
Lyrics

OOO Nderim t´madh Epoka e Shekulli,
një kapitull dhe Historia,
një Kolosi, një Dishepulli,
Veteran i luftërave të mia.
Burri bën binjakzim shpirtin,
bashk me pushken lapsin-fjalen,
në udhëkryqe gjithmonë ngreh gishtin,
Kombit t´vet ia lehtëson barren!

Ref.
OOOO Prej Belleje pika e djalit,
ky është nip i Marash Palit,
si n´Legjenden e Zhujë Selmanit,
trojev t´veta ia l´shon zanit!
Ma beko pushken Atdhe,
qe ku jam dhe ku më ke,
gjaku im ty tu bëftë dritë,
000000 për Lirinë që po e rritë!

EEE Emri i Tij në Harta e Letra,
Kolos Kombi, i flet vepra,
njëqindvjet Kombit i duhen,
si Ti burra të gatuhen!
Vulë themeli në Kushtetutë,
për kulm shpie një Statut,
n´hap vigan i urtë Kreshniku,
me betim nga Kaçaniku!

Ref.
Ooo Prej Belleje pika e djalit,
ky është nip i Marash Palit,
si n´Legjenden e Zhujë Selmanit,
trojev t´veta ia l´shon zanit!
Ma beko pushken Atdhe,
qe ku jam dhe ku më ke,
gjaku im ty tu bëftë dritë,
për Lirinë që po e rritë!

OOOOO Ushtimë fjala e krismë dyfeku,
prej Koshares o Salih Çekaj,
nëpër shekuj mbet jehonë,
Kombi im Djepin t´bekon!
Në krah t´djathtë me ty Agimi,
me zjarr t´juajn thehet kufini,
mbarë Shqipnia Himnin këndon,
Kombi pushkët jua bekon!

Ref.
Prej Belleje pika e djalit,
ky është nip i Marash Palit,
si n´Legjenden e Zhujë Selmanit,
trojev t´veta ia l´shon zanit!
Ma beko pushken Atdhe,
qe ku jam dhe ku më ke,
gjaku im ty tu bëftë dritë,
për Lirinë që po e rritë!