TEKSTESHQIP

Valdet Idrizaj
Deshmoret E Kodralisë
Lyrics

Ee në bjeshk t'Belegit na ra jezeri
ty stanisht mos t'rrezoft dielli
spo muj krejt për met mallkue
gjithmon kem për met kujtue
ke mbet n'data të historis
Ooo për keta trima te Kodraliseee.

Profesor i dituris
Nimon Hoxha trimi liris,
nder, trimni dhe dituri
Ooo dera juj ka pas gjithnieee.

Kur Kosoves ju dasht lirija
stu dhimt jeta as dituria
i le nxansat pa notue
Ooo rroke pushken për me luftue.

Tash na vijn tri lule tnjoma
naj kan kall kto zemra tona
vjen Salihi dhe Perparimi
Ooo dy djem t'bukur si trandofili.

E kujtojm lulen e trete
Valijantin si lis me flet
të një gjaku vllazen Ferizi
Ooo te tret ket degë te nje lisi.

Pa e shijue moshen rinore
i murt pushkët me rrethatore
në qdo pik e istikam
Ooo pushka juj kurr nuk u ndal.

Prej komandes detyr pat mar
te gjithë t'plagosurit me que n'Tiran.
Natë e errët me erë dhe shi
Ooo kta tre trima Qetes tuj pri.

Eeee rrug e gjatë oh plot me rreziqe
tuj u ngjit oh me dal nbogiqe
shkit karvanin e kan hetue
Ooo prej mi ni kodre i paskan gjue.

Eeee hjeket mjegulla e rrezon dielli
dhezen pushket si shkëndij prej qielli
ne kater anë oh bjeshka ushton
Oooo luftojn trimat oh dhom per dhomee.

Eee në këto bjeshk ku shtatin rritet
aty vdekjen bashk e pritet
Gjithmon yje të lirisee
Eheeee jeni vulë ooh ee Pamvarsis.