>
LETERSISHQIP

Je Si Drita

Dita fiket, bie nata
Si një qepallë që ulet,
Çdo gjë fle përjashta,
Dhe ty, syri të mbyllet!

Fli, e dashur, fli
Si drita, të pushosh
Kur të zgjohesh ti
Dhe ditën do e zgjosh!