TEKSTESHQIP
Vera Laci
Kënga E Ymer Agës

Teksti :: Song Lyrics
O Ymer Aga osht martu-e
Sall nji natë ka ndejt me gru-e
I erdh letra për me shku-e
Për me shku djali ushtar-e
Për me mbet nana pa djal-e
Po mor jo, jo mor po

Ti moj nuse sa po më pret-e
Unë po t'pres o për 9 ditë
T'u thaftë goja çfarë po thu-e
Se s'kam rrugë o për 9 ditë
Por kam rrugë o për 9 vjet-e
Po mor jo, jo mor po

O kur ka dal aga n'mejdan-e
Robt e krajlit na e kanë zan-e
S'po u shkon aga n'atë rrobni-e
Mirë tuj nganë e tuj pi-e
Mirë tuj knu me çifteli-e
Po mor jo, jo mor po

Si u mbushën nja 9 vjet-e
Ymer Aga ma s'po flet-e
Po e pyt e bija e krajlit
Ymer Aga ma s'po flet-e
Çiftelisë ma s'po i bjen-e
Po mor jo, jo mor po

O unë kam pa nji andërr t'keqe
Baba vdek nana verbu-e
Shpija kall nusja martu-e
A s'mja çon nji fjalë ti krajlit
Veç nji natë në shpi me m'çu-e
Po mor jo, jo mor po

Ymer Aga çka po m'jep-e
Për te shpija do t'çoj vet-e
Ka dhanë besën në shpi ka shku-e
Nji palë krushq na i ka taku-e
Fill te nusja ai ka shku-e
Po mor jo, jo mor po

O ti moj nuse moj e shkret-e
Ymer Agën a po e njef-e
M'ka pas thanë e zeza nan-e
N'krah të majtë ka nji nishan-e
E ka ngranë gjoku me dham-e
Po mor jo, jo mor po

Sa e kallzon aga nishanin
Nusja e re e heq dullakin
Hajtni krushq ju udhë e mbarë
M'ka pru Zoti burr'n e parë
Ymer Aga rob' i zanë
Po mor jo, jo mor po

DËRGOI:
Komente 0