TEKSTESHQIP
Vera Laci
Treqind Nana Shkulin Gjirin

Teksti :: Song Lyrics
O ç'janë këto gjamë
O që po i përcjell toka
O ç'janë këto lot-o
Që po derdh nan' lokja

O derdhen lotët
O bre mbushin Drinin
O treqind nana
O po shkulin gjinin

O nxihet bora
Malet ulin kryet
O n'fluturim more
Sot po vdesin shqipet

O vjen haberi
O bre në çdo votër
O gjamë e madhe
O në Shkup e në Ohër

O aeroporti
O u la me gjak-e
O djemt e nanës
Po digjen në flak-e

O përmes flakës
O bre gra e fëmi-e
O treqind nana
O me lot o në sy-e

O mallkon fatin
O i mjeri shqiptar-e
O qysh me mbetun
O nana pa djal-e

O qysh me mbetun
O djepat pa fëmi-e
O qysh me shku-e
O nusja o n'gjini-e

O derdhen lotët
O bre mbushin Drinin
O treqind nana
O po shkulin gjinin

DËRGOI:
Komente 0