TEKSTESHQIP
Vislig - Ndër Lugje T'zeza
Vislig
Ndër Lugje T'zeza

Teksti :: Song Lyrics
Ka zbrit nata, valë e stuhi vërshojnë
Tek pipëtijnë pyjet, po tundet dheu
Urrejta e dimrit, po miklon shpirtin
Rrjedha e motit, pluskon mbi kufoma

Ka mbjell farën morti
Psheretijnë dete e brit vetëtima
Kundërmon djerrina e shterpi
Gërvisht zjarri ndër lugje t'zeza

U ka përtyp deka, u ka zbraz trupi prej shpirtit
U ka shujt dita, gumëzhijnë në tmerr hyjnitë

Ka mbjell farën morti
Psheretijnë dete e brit vetëtima
Kundërmon djerrina e shterpi
Gukson varri ndër lugje t'zeza

Ka mbjell farën morti
Psheretijnë dete e brit vetëtima
Kundërmon djerrina e shterpi
Gukson varri ndër lugje t'zeza

Këto maja, lëshohen mbi ne
Bagëti vërshojnë e shpërbëhen thellë nën dhe
Shkrepa shkëputen prej ulërimave
Si lugatë kundrojnë dhe përpijnë jetë

Ndër lugje t'zeza, ka pllakos murtaja
Shuhen mbretni e qytet kulm rroposen

Ka mbjell farën morti
Psheretijnë dete e brit vetëtima
Kundërmon djerrina e shterpi
Gërvisht zjarri ndër lugje t'zeza
Komente 0