TEKSTESHQIP

Vislig
Tumularus (Prologue)
Lyrics

Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit
Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit
Rrin deka e tmerrshme

Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori
Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme
Kundron në mni
E idhtë asa' i kërcënohet, nji t'përqethët
Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza

Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm
Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota
Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota

Felgruemun njerzit nën tjara struken
Për nën kunora pshtimin ato lypin!
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken
N'andrra t'dheut zdrypin

Por kot, mizore ajo kosë t'vet ka sjellë
Shungllon thellimi për nën kupë t'empirit
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell
E nën kambë të nierit

Kthellë shpërthe gjini i tokës, tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue
Ulëron stuhia

E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosën

T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj
E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet
Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj
Shekulli përlulet

Vetëm s'përkulet para dekës njai trimi
N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga
E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)
As paja as friga

Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme
Atje n'kufi t'atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme
I rrin kundruell