TEKSTESHQIP
Vislig - Deka Tmerrshme
Vislig
Deka Tmerrshme

Teksti :: Song Lyrics
Në një majë t'shkretuar rrin e vështron heshtur
Veshur me një rrobë tzezë si zhul t'mjerimit
Sytë zgavërr të kërrçikët e me kosën si latë
tprehtë

E uritur ndaj jetës e ndaj atij që kundron nder
maja t'kullotave
Çeta burrash grisin shtigje t'larta e nisen me
luftue e me rujt trojet e veta
Me rujt trojet e veta

Me gjamë i mbushet pikëllimi sa ndjell dhe
vetë largkjoftin që i ndjek hap pas hapi

I thërret humnera si hon prej ferri, i thërrasin
nẽnat me vaje morti
Me vaje morti

Me duart përpjetë e me faqet e gjakosura
përpëliten n'shesh per bijtë e zhdukur
Erdhi vakti që të hyjnë në një valle e me të
vdekurit t'vallëzojnë

Deri sa lumenj ti marrin me vete, ndër lugje
t'verdha e ndër pllaja të djerra
Rrugëtimin e tyre e pret një tufe me dhi
t'kobshme, që enden mbi tempull

Mbi një rrënojë të braktisur ku dergjen eshtra
trimash trënë ndesh me fatin e lig
Klithma t'uritura korbash çukasin kufomat,
dërrmojnë mish, çirren rëndom

Dhe ajo vjen e mahnitshme si ngahera, fillon
ngrica e thahet era e frika ngulmon
Shekulli shtanget mbi pllakada t'natës skalitur,
emra viganësh kumbojnë n'dimrin e thartë

Kumbojnë n'dimrin e thartë

Skalitin shkrepat e rrëpirave, lugatë që ngjiten
bjeshkëve e luadheve
Kaplojnë shpirtrat e viktimave, kërrcasin
nofullat e ndukin mbarë kope
Po sulmojnë grifshat pěrmes ngrehinave
druajnë rrezik që vërtitet ngahera
Hyjt e tmerrshëm e të patretshëm, belbëzojnë
e blatojnë në kështjellën e skamjes
Një speqar 1 mprehtë e - ndryshkur, i lëshohet
shtazëve e këllirave, që shkallmojnë
tërbueshëm
Si shpatë prej dore i rrëshket dragoi vdekjes,
asaj vdekje të bujshme i shpëton ai trimi
Si lugat dimri, i hidhet përmbi rrobë, nuk mund
të shfarosë hyjneshën të vrarëve
Si dragua i thërret lavdishëm, se mbi korrësin e
shpirtrave, do tngadhënjejë gjithmonë

DËRGOI:
Komente 0