Vislig
Kobniri
Kobniri
Teksti :: Song Lyrics
Kobniri
Shungullon babëzia e ngërdheshme
Dhe gulçon né měndje e marra
Tek këput kryet e vobekta
Ushton thellima n'qiej t'xhindosur
E rrokullis gjymtyrët murlani furishëm
Tek rrënqethet urrejtja
E mërmërin humnerë e skëterrës
Vjen si shtazë e dreqit dalldisur
Lëngon në lëmshin e kufomave
T'dhimbjes madhështore farmakosur
Po rropasin e shtypen mijëra eshtra
Avuj qëniegjallë e těrbojnë dheun e shterosur
Mbi tokë t'djerrë ku shtegton gjedha
Kobshëm lëvrin lëmi i shtazës
E baton dhe e vërshon furishëm
Mbi shtigje bagëtinë e gjymtuar
Ai i uritur nga jeta vdekatare
Përtypet e pllaçitet rëndom mbi lugina
Kobniri.
Kobniri, ropat ndër pllaja t'natës
Kobniri, ngulfat viktimat e trishta
Kobniri, lëron eshtrat e brishta
Korr pjellat e tokes nga themelet e botes
Shungullon babëzia e ngërdheshme
Dhe gulçon né měndje e marra
Tek këput kryet e vobekta
Ushton thellima n'qiej t'xhindosur
E rrokullis gjymtyrët murlani furishëm
Tek rrënqethet urrejtja
E mërmërin humnerë e skëterrës
Vjen si shtazë e dreqit dalldisur
Lëngon në lëmshin e kufomave
T'dhimbjes madhështore farmakosur
Po rropasin e shtypen mijëra eshtra
Avuj qëniegjallë e těrbojnë dheun e shterosur
Mbi tokë t'djerrë ku shtegton gjedha
Kobshëm lëvrin lëmi i shtazës
E baton dhe e vërshon furishëm
Mbi shtigje bagëtinë e gjymtuar
Ai i uritur nga jeta vdekatare
Përtypet e pllaçitet rëndom mbi lugina
Kobniri.
Kobniri, ropat ndër pllaja t'natës
Kobniri, ngulfat viktimat e trishta
Kobniri, lëron eshtrat e brishta
Korr pjellat e tokes nga themelet e botes
DËRGOI:
- Publikimi: 12/10/2023
- Ora: 10:02
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
Komente 0