>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtare dhe mësuese. Një femër shumë energjike që gjen kohë për mësimdhënie dhe për koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe pse nga Tropoja ajo i këndon të gjitha këngët popullore të të gjitha trevave shqiptare. Asnjëherë në rrugëtimin e saj nuk ka huazuar muzikë të huaj, pasi këngën e ka lidhur vetëm me tabanin popullor.

Në vitin 2000, Vitore Matoshi publikon albumin “Xinxilushe” me tekst dh muzike Vitore Matoshi, te certifikuar nga Drejtoria e te Drejtes Autorit.

Në vitin 2007, Vitore Matoshi publikon albumin "Zemra S'te Genjen".

Më datë 8 Prill 2013, Vitore Matoshi publikon videoklipin "1000 Vjet Valle Tropoje".

Më datë 31 Dhjetor 2015, Vitore Matoshi & Oltion Gega publikojnë videoklipin "S'pritet Lisi Me Nje T'rame".

Më datë 7 Qershor 2017, Vitore Matoshi publikon videoklipin "Kemi Marre Nuse Te Bukur".

Më datë 21 Qershor 2018, Vitore Matoshi & Dionis Delia publikojnë videoklipin "Kolazh (Fllad Bjeshke)".

Më datë 17 Maj 2019, Vitore Matoshi publikon videoklipin "Çikat Dardane". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Luan Dagistani.

Më datë 3 Shtator 2021, Vitore Matoshi publikon videoklipin "T'kam Mall Tropojë". Muzika e këngës u punua nga Kolë Susaj, teksti u shkrua nga Vitore Matoshi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

Më datë 16 Prill 2023, Vitore Matoshi publikon videoklipin "Moj Cika Pukjane". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Vitore Matoshi.