Vllezerit Bajra
Bejta Syla
Bejta Syla
Teksti :: Song Lyrics
Në Shkodër te zezë u ba beteri,
Na u kanë rrokë bejlertë ndër veti,
Briti e foli, Rrustë Rexhepi.
Vezir Pashë t’ka hup’ gajreti
Bejta Syla t’ ka ba për veti.
Vezir pasha, ne kambë na u çue,
Bejta Sylës fjalë i ka çue,
Miqtë e ty në Shkodër i ke prue
Zemren teme, ma kanë shkrumue
Pre m’i kanë, djalë e grue!
Bejta Syla, çka ka punue
Vezir pashë, pse s’ me ke kallzue
Se lidhë në Shkodër, t’ i kishna prue
Si ke dashtë ti kisha punue.
Bejta Syla n’ shpi ka shkue
Eja ketu e jemja grue
Gjithçka t veti, ki mem kallzue
Ku i ki vllaznit, ku janë tue rrnune
Fort për ta, jam përmallue
Fort për ta, malli më ka marrë
Kqyr e shoqja, çka i ka thanë
N ma dhash besën me ma dhanë,
Ti vllazninë qi s’ m i trashton
Gruja jote po t’ kallon.
Ja dha besën, Bejta n dine e imane
Ty vllaznine, s’ kam me ti zanë,
Mire ja nisi, shoqja po me i kallzon
Aj Halili ne Mramuer jeton
Musa i vogë asht rrogëtar,
N Bajçinë të vogël po i ruan gjanë,
Pa plis n krye pa opanga n kambe.
Bejta Syla çka po ban,
Merr një leter e po e shkruen
Se n’ Mramur Halilit ja çon.
Kqyr ne leter shka i ka thanë:
E ke motren ne dyshek
Malli juaj s’ pe len me vdeke
Letra djalit na i ka shkue
Merr Halili ka nise me kendue
Lot për faqe i kan’ shkue
Lot per faqe po i shkojnë
Jalla bajke na u çojka n kambe,
Fill te Musa ai po m shkon.
Musa i vogel po i kish lshue gjanë
Ja kisht dhanë shpinën një qarri
E po i rajke ai kavallit,
Bre kavall kavall pa tela
A thue din ajo motër mjera,
Që po i ruaj 100 dhi e edha,
Me Halilin janë takue,
Të dy vllaznit kanë bisedue,
Çou bre vlla, Halili i ka thanë,
Motra leter na ka çue
Motra e smutë ka qillue,
Motra smute ka ra ne dyshek.
Pa mallë tonin nuk po vdes.
Musa i vogël shka ka thanë,
Ngo bre vlla i paska thanë,
Me m ngue mue na nuk shkojmë,
Motra smute nuk ka qillue
Po don miku me na tradhtu.
Motra e smutë o Musë ka qillue
Me ba motra, ajo me vdekë
S sahat dekes shpirti s m’del.
Se dy djemtë kanë fillue,
Se n tasjan kur kokan shkue,
Musa veten e kish vajtue,
Musa veten po vajton
Oj Kosove ai paska thanë,
Moj Kosovë, oj Kosovë shkreta
Me kto kambë une ma nuk t’ shkela
Kam i lan’ ne Shkodër krye e eshtna,
Ka me na pre, ai Vezir Zeza.
Po shkojnë djemtë sikur fryn era,
I kanë shkue mikut te dera.
Një za t’ vogël ia kanë lshue,
Motra e vet i ka hetue
Turr po bajka te dyert me shkue,
Bejta syla iu kish ngërmue
Ku po don ti mori grue?
Zani i bacit mu dok mue!
Ktheu n shpi ti moj grue
Shpejt diçka me na gatue
Darkë të mirë me na gatue,
Do shokë të moçm m’ kanë ardhë mue
Bejta Syla bajke darkën,
Me la n gjak Halil at Halil agën
Bejta Syla qen qafiri,
Bani gostinë e miqtë na i thirri,
Çoj për muzhde te Veziri,
Ardhë na kanë Musa e Halili,
Na dash po i presim, n dash po i lidhi.
Fryni era u çil taraba,
Shpejt ja mrrini Vezir Pasha,
Me treqind sejmene përmbrapa,
Hej, ku je ti o Halil aga?
Hajde hajde Vezir Pasha!
Hajde shlirë, jena n’ qorapa.
Musa i vogël foli një fjalë
Ku na mbeten armët mramë?
Na i ka fsheh haxhuzka plakë,
Po therret Halili, ori plakë!
Dheu brenda ty mos të lashtë!
Fort t u dhimt’ ty ajo darkë,
Që na fshehe armët mbramë.
Jo, mor bir i tha hallokja
U ka marr ne qafe e zeza, motra,
E herret Hali e jemja motër,
Ty mos të lefte nji djalë n’ votër
Mos m lefte vlla, as djalë as çike
Kto punë motra s’ i ka ditë,
Hajt Halil, o vlla i motrës
Ti pret motra qentë e Shkodrës.
Tre qen te Shkodër na i ka thanë.
I mjeri unë, Musa po ban
I mjeri unë per nji jatagan
Paç me lanë n Shkodër një nam
O mjeri per një pale pishtole,
Paç me i lanë dy teste vorre.
Atëherë djemtë po i qesin prej sobe
Halil aga trim belaja,
Sot bashkohen krejt dynjaja,
Ishalla luten për ne, ulemaja.
Shehrit të Shkodrës po shkojnë tue knue,
Xhalatxhija po shkon tue ngue,
Kush janë këta, qi po vinë tuj kendue?
Kush janë keta që nuk po me tuten mue?
Xhelatxhija prehka shpatën,
Musa i vogël ja zgjati qafën,
Më prej mue mos ma prej bacën
Mos ma prej Bacin ma parë
E kam pasë unë vlla e babë.
Unë me pa shpirti tuj i dalë,
Jam i ri mendt kan me m’ lane.
Te dy djemtë na i kanë pre
Xhelatxhja po ban be
Unë ksi trima kurrë s’ kam pre,
Nanës t’ zezë lajm i ka shke,
Fill te djemtë ajo ka shkue,
Kryet e musës në prehen e ka vnue.
Ja nis nana po e vajton
O musa o jemi djalë
Kish mbvtetë veç pak gjallë
Veç hallallin me ua marrë
Ke hjekë keq bir deshe e dathe,
Kur don Zoti mallim me ia hjekë
Me izë të Zotir në prehen po flet
Nana ime mos ki dert
Kurrgje s ish kane kjo dynja e shkretë
Tri ditë ymër për gazep
Tri ditë yem mori nanë
Bija e Kastrati u qojka n kambë
Ne shpi t vet drejt po shkon
Eja shoqe na i ka thanë
Eja eja ti moj grue
Bejta syla po e therret oj grue
Eja diçka me t kallzue
Te dy vllaznit t i kena shkurtue.
Ani, ani Bejtë i ka thanë
A di çfarë bese me ka dhanë,
Une per ta gajle nuk e kam
Me pasë dashtë unë nanë e babë
Kisha ndejtë te baba në shpi
S kishna ardhe ne Shkoder me t marrun ty.
Te dy djemtë medet i ka marrë
Po shkon udhës me ta po llaf po ba
Djalit t’ madh çka i paska thanë,
A dashte babë bir a po do nanë
Unë e due nanë at të mirin babë
Po rrin baba me pashallarë
Po shkruhet libra por kdnohet n kangë
E pi duhanin në qelibar.
Djalit të vogël shka i ka thanë
A deshte babë bir a do naë
Nuk e du babën, tha, mori nanë
Se pa dajë baba, ne na ka lanë
Jemi mbetë n Shkodër pa askend.
Motra Halilit, Hajria shka po ban
Me dy djem te shpija po shkon
Darkë të mirë ajo po gatuen
Aksham Zoti kur pe e ban,
Per me fjetë në soba po shkojnë
Bija Kastrati me pa shka po ban,
Ajo në oborr, fill paska dalë
Një sopatë e ajo n dorë e ka marrë.
Drejt te burrë në sobë po shkon
Sakicë në krye Bejtës po i mshon,
E mbyti burrin e po i shkon vjehrës
Ah bre vjehërr kaurresha plakë
Bash si nanën tu t kam dashtë
I ra sakicë deri në dërrasë.
Motra e Halilit ne oborr koka dalë
Me pre djalin po i vjen shum’ randë
Per pa e pre, hiq nuk po ban
Po i ngjet Bejtes, ai rezil na ban
Deri në Kosovë marre ai na çon
Shkoj me thikë po e helmon
Ajo e shkreta çka paska thanë:
Kur i rashë sakicë burrit
Si me u çue vllaznit prej burgu
Kur i rashë sakicë vjehrrës
Si me i ra Musa derës,
Kur i rashë me thikë djalit
Si me i nxjerrë sytë e ballit,
Na dash’ të jetë marre e n dash’ njerëzi
Tre unë i mbyta për të mij vllazni,
Keshtu me ba, nuk jam kanen razi,
Burri i keq ne ket rrugë m ka shti,
Tash kam mbetë qyqe pa vllazni,
Tash kam mbetë me Aline vogël,
Si vejushë me cubat n Shkoder.
Na u kanë rrokë bejlertë ndër veti,
Briti e foli, Rrustë Rexhepi.
Vezir Pashë t’ka hup’ gajreti
Bejta Syla t’ ka ba për veti.
Vezir pasha, ne kambë na u çue,
Bejta Sylës fjalë i ka çue,
Miqtë e ty në Shkodër i ke prue
Zemren teme, ma kanë shkrumue
Pre m’i kanë, djalë e grue!
Bejta Syla, çka ka punue
Vezir pashë, pse s’ me ke kallzue
Se lidhë në Shkodër, t’ i kishna prue
Si ke dashtë ti kisha punue.
Bejta Syla n’ shpi ka shkue
Eja ketu e jemja grue
Gjithçka t veti, ki mem kallzue
Ku i ki vllaznit, ku janë tue rrnune
Fort për ta, jam përmallue
Fort për ta, malli më ka marrë
Kqyr e shoqja, çka i ka thanë
N ma dhash besën me ma dhanë,
Ti vllazninë qi s’ m i trashton
Gruja jote po t’ kallon.
Ja dha besën, Bejta n dine e imane
Ty vllaznine, s’ kam me ti zanë,
Mire ja nisi, shoqja po me i kallzon
Aj Halili ne Mramuer jeton
Musa i vogë asht rrogëtar,
N Bajçinë të vogël po i ruan gjanë,
Pa plis n krye pa opanga n kambe.
Bejta Syla çka po ban,
Merr një leter e po e shkruen
Se n’ Mramur Halilit ja çon.
Kqyr ne leter shka i ka thanë:
E ke motren ne dyshek
Malli juaj s’ pe len me vdeke
Letra djalit na i ka shkue
Merr Halili ka nise me kendue
Lot për faqe i kan’ shkue
Lot per faqe po i shkojnë
Jalla bajke na u çojka n kambe,
Fill te Musa ai po m shkon.
Musa i vogel po i kish lshue gjanë
Ja kisht dhanë shpinën një qarri
E po i rajke ai kavallit,
Bre kavall kavall pa tela
A thue din ajo motër mjera,
Që po i ruaj 100 dhi e edha,
Me Halilin janë takue,
Të dy vllaznit kanë bisedue,
Çou bre vlla, Halili i ka thanë,
Motra leter na ka çue
Motra e smutë ka qillue,
Motra smute ka ra ne dyshek.
Pa mallë tonin nuk po vdes.
Musa i vogël shka ka thanë,
Ngo bre vlla i paska thanë,
Me m ngue mue na nuk shkojmë,
Motra smute nuk ka qillue
Po don miku me na tradhtu.
Motra e smutë o Musë ka qillue
Me ba motra, ajo me vdekë
S sahat dekes shpirti s m’del.
Se dy djemtë kanë fillue,
Se n tasjan kur kokan shkue,
Musa veten e kish vajtue,
Musa veten po vajton
Oj Kosove ai paska thanë,
Moj Kosovë, oj Kosovë shkreta
Me kto kambë une ma nuk t’ shkela
Kam i lan’ ne Shkodër krye e eshtna,
Ka me na pre, ai Vezir Zeza.
Po shkojnë djemtë sikur fryn era,
I kanë shkue mikut te dera.
Një za t’ vogël ia kanë lshue,
Motra e vet i ka hetue
Turr po bajka te dyert me shkue,
Bejta syla iu kish ngërmue
Ku po don ti mori grue?
Zani i bacit mu dok mue!
Ktheu n shpi ti moj grue
Shpejt diçka me na gatue
Darkë të mirë me na gatue,
Do shokë të moçm m’ kanë ardhë mue
Bejta Syla bajke darkën,
Me la n gjak Halil at Halil agën
Bejta Syla qen qafiri,
Bani gostinë e miqtë na i thirri,
Çoj për muzhde te Veziri,
Ardhë na kanë Musa e Halili,
Na dash po i presim, n dash po i lidhi.
Fryni era u çil taraba,
Shpejt ja mrrini Vezir Pasha,
Me treqind sejmene përmbrapa,
Hej, ku je ti o Halil aga?
Hajde hajde Vezir Pasha!
Hajde shlirë, jena n’ qorapa.
Musa i vogël foli një fjalë
Ku na mbeten armët mramë?
Na i ka fsheh haxhuzka plakë,
Po therret Halili, ori plakë!
Dheu brenda ty mos të lashtë!
Fort t u dhimt’ ty ajo darkë,
Që na fshehe armët mbramë.
Jo, mor bir i tha hallokja
U ka marr ne qafe e zeza, motra,
E herret Hali e jemja motër,
Ty mos të lefte nji djalë n’ votër
Mos m lefte vlla, as djalë as çike
Kto punë motra s’ i ka ditë,
Hajt Halil, o vlla i motrës
Ti pret motra qentë e Shkodrës.
Tre qen te Shkodër na i ka thanë.
I mjeri unë, Musa po ban
I mjeri unë per nji jatagan
Paç me lanë n Shkodër një nam
O mjeri per një pale pishtole,
Paç me i lanë dy teste vorre.
Atëherë djemtë po i qesin prej sobe
Halil aga trim belaja,
Sot bashkohen krejt dynjaja,
Ishalla luten për ne, ulemaja.
Shehrit të Shkodrës po shkojnë tue knue,
Xhalatxhija po shkon tue ngue,
Kush janë këta, qi po vinë tuj kendue?
Kush janë keta që nuk po me tuten mue?
Xhelatxhija prehka shpatën,
Musa i vogël ja zgjati qafën,
Më prej mue mos ma prej bacën
Mos ma prej Bacin ma parë
E kam pasë unë vlla e babë.
Unë me pa shpirti tuj i dalë,
Jam i ri mendt kan me m’ lane.
Te dy djemtë na i kanë pre
Xhelatxhja po ban be
Unë ksi trima kurrë s’ kam pre,
Nanës t’ zezë lajm i ka shke,
Fill te djemtë ajo ka shkue,
Kryet e musës në prehen e ka vnue.
Ja nis nana po e vajton
O musa o jemi djalë
Kish mbvtetë veç pak gjallë
Veç hallallin me ua marrë
Ke hjekë keq bir deshe e dathe,
Kur don Zoti mallim me ia hjekë
Me izë të Zotir në prehen po flet
Nana ime mos ki dert
Kurrgje s ish kane kjo dynja e shkretë
Tri ditë ymër për gazep
Tri ditë yem mori nanë
Bija e Kastrati u qojka n kambë
Ne shpi t vet drejt po shkon
Eja shoqe na i ka thanë
Eja eja ti moj grue
Bejta syla po e therret oj grue
Eja diçka me t kallzue
Te dy vllaznit t i kena shkurtue.
Ani, ani Bejtë i ka thanë
A di çfarë bese me ka dhanë,
Une per ta gajle nuk e kam
Me pasë dashtë unë nanë e babë
Kisha ndejtë te baba në shpi
S kishna ardhe ne Shkoder me t marrun ty.
Te dy djemtë medet i ka marrë
Po shkon udhës me ta po llaf po ba
Djalit t’ madh çka i paska thanë,
A dashte babë bir a po do nanë
Unë e due nanë at të mirin babë
Po rrin baba me pashallarë
Po shkruhet libra por kdnohet n kangë
E pi duhanin në qelibar.
Djalit të vogël shka i ka thanë
A deshte babë bir a do naë
Nuk e du babën, tha, mori nanë
Se pa dajë baba, ne na ka lanë
Jemi mbetë n Shkodër pa askend.
Motra Halilit, Hajria shka po ban
Me dy djem te shpija po shkon
Darkë të mirë ajo po gatuen
Aksham Zoti kur pe e ban,
Per me fjetë në soba po shkojnë
Bija Kastrati me pa shka po ban,
Ajo në oborr, fill paska dalë
Një sopatë e ajo n dorë e ka marrë.
Drejt te burrë në sobë po shkon
Sakicë në krye Bejtës po i mshon,
E mbyti burrin e po i shkon vjehrës
Ah bre vjehërr kaurresha plakë
Bash si nanën tu t kam dashtë
I ra sakicë deri në dërrasë.
Motra e Halilit ne oborr koka dalë
Me pre djalin po i vjen shum’ randë
Per pa e pre, hiq nuk po ban
Po i ngjet Bejtes, ai rezil na ban
Deri në Kosovë marre ai na çon
Shkoj me thikë po e helmon
Ajo e shkreta çka paska thanë:
Kur i rashë sakicë burrit
Si me u çue vllaznit prej burgu
Kur i rashë sakicë vjehrrës
Si me i ra Musa derës,
Kur i rashë me thikë djalit
Si me i nxjerrë sytë e ballit,
Na dash’ të jetë marre e n dash’ njerëzi
Tre unë i mbyta për të mij vllazni,
Keshtu me ba, nuk jam kanen razi,
Burri i keq ne ket rrugë m ka shti,
Tash kam mbetë qyqe pa vllazni,
Tash kam mbetë me Aline vogël,
Si vejushë me cubat n Shkoder.
DËRGOI:
- Publikimi: 20/02/2020
- Ora: 22:36
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
Komente 0