(1963-2012)
Biografia
Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, ("Saving All My Love for You"; "How Will I Know"; "Greatest Love of All"; "I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)"; "Didn't We Almost Have It All"; "So Emotional" dhe "Where Do Broken Hearts Go"). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon "How Will I Know", ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.
Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore "I Will Always Love You ", u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher's Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.