>
BIOSHQIP
Biografia
Në Maj 2010, Xheraldina Berisha merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Afer Nuk Te Kam", në bashkëpunim me Almedina Berisha.

Në vitin 2011, Xheraldina Berisha merr pjesë në The Voice of Albania 1, ku arriti te shkoi deri ne gjysëm-finale.

Në Maj 2012, Stresi & Xheraldina Berisha marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Lamtumire". Ata kanë patur mjaft sukses pasi kënga e tyre është pëlqyer shumë dhe u bë një ndër këngët e para në listen e Top-Fest. Po ashtu ata arritën që të kualifikohen në gjysëmfinalen e këtij evenimenti për të kënduar live këngën e tyre në gjysëmfinalen e 3-të në "Top Fest 9". Në finalen e madhe, Xheraldina & Stresi kaluan në tapetin e kuq me një look të jashtëzakonshëm duke bërë për vete shumë fansa. Më pas erdhi momenti që ata të dalin në skenë dhe filluan të performojnë këngën e tyre "Lamtumirë". Ata në natën finale arritën të rrëmbejnë çmimin "Best Hip-Hop".

Më datë 26 Prill 2015, Xheraldina Berisha publikon videoklipin "Shum Nalt". Muzika e këngës u punua nga Massive Production, ndërsa për orkestrimin u kujdes Massive Production. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 30 Dhjetor 2016, Xheraldina Berisha publikon videoklipin "Mundesh", në bashkëpunim me Aros.

Më datë 18 Korrik 2018, Sefe Duraj publikon videoklipin "Ti Me Jep Energji", në bashkëpunim me Xheraldina Berisha. Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku.
DËRGOI:

KATEGORI: