>
LETERSISHQIP

Dezhavu

I
pranoj të gjitha mëkatet e mia,
kodo qoftë, në autobiografinë time, ose në poezitë e
mia,
ashtu siç bënë shkrimtarët e
huaj,
e unë jo pse dua ti ngjaj
atyre,
po se dua të tregoj
realitetin,
ku çdo ditë e jetës time
është "Dezhavu".
Si mumje në monedhë
e ngurosur,
dua të ikë, të fluturoj
ka qielli blu,
por litarët nuk më
lënë,
janë shumë të fortë, nuk mund
ti grisë..
ndoshta nesër lindë
dielli,
dhe lindë një shpresë për të
jetuar,
ndoshta më nuk do të zhytem
në mëkatet e njëjta,
ndoshta nesër
atë jetën "Dezhavu" do ta ndrydhë..
por çfardo gjëje që do të bëjë prap nuk mundem ta
menjanoj të kaluarën,
a thua kaq e
dobët jam unë..????
Ku ta marrë
guximin dhe ti mbledhë forcat për ta goditur Murin Kinez,
të ndërtuar në jetën
time..?!