A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Adem Ramadani, Ilahi, Ademramadani, Adem Ramadoni, Adem.Ramadani
  • Rrjetet Sociale:
  • Official Facebook Profile
  • Official Youtube Channel
  • Official Webiste
  • Official Google Profile


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.9 / Votuan:  368


Adem Ramadani

Vendlindja: Shkup  
Mosha: 38 Vjeç
Ditëlindja: 27 Shtator 1978
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Këndon kryesisht: Ilahi Popullore

Adem Ramadani është një këngëtar shumë i njohur. Adem Ramadani -- një ish këngëtar mjaft i njohur nga shkupi i cili me disa prej albumeve te tija para disa vitesh ka korrur suksese te mëdha deri atë ditë kur ai vendosi te perqafoj fort Islamin dhe ne atë menyr te distancohet nga muzika duke filluar te kendoj Ilahi me përmbajtje Islame ne gjuhën Shqipe.

Ademi esht nga SHKUPI dhe po ashtu jeton ne Shkup (Dizhonsk). Adem Ramadani U lind me 27 shtator të vitit 1978, në Shkup. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Djali i tij Shuajbi ka 3 javë, kurse vajza Meleke është një vit e gjysëm.

Pas shkollës fillore dhe të mesme, ai e përfundoi Fakultetin Pedagogjik.Muzika ishte pasion i tij qysh nga vegjëlia. Qysh si fëmijë, madje para se të fillonte shkollën fillore, filloi të këndoj. Karrierën e tij prej muzikanti e filloi në shoqëri kulturore artistike të Shkupit.

Në vitet 1990-1991 e nxori albumin e parë,titulluar "Loti per Ty". Albumi i tij i parë nuk pati shumë suksese, pasi që Ademi akoma nuk ishte njohur si këngëtar, meqë nuk kishte përvojë me përpunimin e teksteve, kompozimin e muzikës etj. Sukseset filluan diku prej vitit 1995 kur Ademi filloi të kërkohej me të madhe dhe të simpatizohej nga dëgjuesit tejmase.

Ishin vitet kur Adem Ramadani filloi të nxjerrë albume dhe hite, njëra pas tjetrës. Ademit, madje, nuk i kujtohet me saktësi numri i albumeve që ka nxjerr. Prej tyre kishte me muzikë kolazhe,folklorike dhe të tjera.Gjatë karrierës së tij muzikore Adem Ramadani kryesisht këndonte muzikë popullore, argetuse dhe folklorike.

Kontakti i tij i parë me fenë islame ishte në vitet 1990-1991 nëpërmjet disa artikujve. Vlen të përmendim se libri i parë fetarë që lexoi Adem Ramadani, ishte “Rijadul Salihin” (përmbledhje e haditheve), libër që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai. Ky libër e kishte shtyrë të mendonte se një ditë do të duhej të fillonte të zbatojë mësimet islame në tërësi. “Bindja nuk më shkrepi menjëherë. Ajo u zhvillua ngadalë nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit gradual të mësimeve islame”, rrëfen Agim Ramadani.Ideja për të nxjerrë një album me ilahi i kishte lindur edhe më herët por nuk mund ta pranonte që në të njëjtën kohë të bënte edhe muzikë edhe ilahi.

Prandaj, vendosi që një ditë të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive. 27 gushti i vitit 2004 ishte dita e dasmës së fundit në të cilën do të këndonte Adem Ramadani. Ishte kohë kthese në jetën e tij. Në zemrën e Ademit shndritën rrezet e diellit islam. Tashmë, ai përfundimisht filloi karrierën e tij si këngëtar i ilahive dhe praktikues i denjë i islamit.

"Ndihem shumë i lumtur që bëra këtë hapë edhe pse fjalët, komentet, madje edhe presionet ishin nga më të ndryshmet", thotë Ademi.

Njerëzit përreth, me habi, pyesnin: Si do të jeton pa kënduar? Nga do të fitosh për të mbijetuar? Çfarë do të punosh? Me çka do të merresh dhe shumë e shumë pyetje të tjera.? “Por edhe këto kaluan me ndihmën e Allahut xh.sh.”, tregon Ademi.

Edhe kolegët KËNGËTAR u habitën nga ky vendim dhe më bënin pyetje të ngjashme: Pse e lë muzikën kur ke një zë aq të mirë? Pse largohesh nga ne? Pse braktis karrierën në kulmin e saj?, “mirëpo ata nuk mund të kuptonin vendimin tim sepse nuk janë praktikues të përpiktëtë mësimeve islame”, tregon Ademi duke shprehur keqardhje ndaj tyre.

Ademi është i vendosur në bindjen e tij se për ta bërë një hap të tillë duhet ta njohësh dhe ta praktikosh islamin me përpikëri. Ky vendim Ademit i solli edhe vështirësi të shumta me produksione të ndryshme muzikore. Ata nuk donin ta pranonin albumin e parë të tij me ilahi, “Të duhemi për Allah”.Disa prej tyre frikësoheshin se do të ishte dështim financiar, prandaj nuk ishin të interesuar që të investonin mjetet e tyre. Kishin frikë se albumi nuk do të shitej sa duhet dhe do të pësonin fiasko. Ndërkaq, ndodhi e kundërta. Albumi ishte më i suksesshmi i albumeve të tij. Jo zyrtarisht flitet se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50,000 kopje, në Maqedoni 15,000 e në diasporë shumë më tepër.
Edhe simpatizuesit e Adem Ramadanit e mirëpriten këtë album. Ata e lavdëronin atë nëpër radio, televizione, koncerte e takime të tjera. Sigurisht që pati edhe prej atyre që u munduan ta provokojnë me pyetjet e tyre, por të tillët ishin të paktë.

Para nje viti doli edhe albumi dyt me ilahi i Adem Ramadanit. Ai titullohet “Duaja e nënës” dhe ka të bëj me një ngjarje të një gurbetqari. Albumi ka dhjetë pikë. Tetë prej tyre janë ilahi, një pjesë është e Kur'anit dhe ezani i kënduar nga Adem Ramadani. Ademi së shpejti beri edhe video spotet profesionale të ilahive të tij.

Prej planeve të tij të ardhshme është qëndrimi në rrugën e drejtë, mësimi, studimi, mësimi i islamit ngase ai mendon se jemi të nderuar dhe të privilegjuar që jemi musliman. Ai, gjithashtu planifikon që vazhdimisht të sjell albume të reja me ilahi dhe këtë profesion ta ushtroj në kontinuitet. Adem Ramadani momentalisht është duke e ndjekur një kurs për përkthyes profesional i cili do të zgjas 9 muaj.

Sukseset e tija ende vazhdojnë kurse ne lusim Zotin qe te jet i kënaqur me te.

» Dërgo Korrigjime »




Loading...


Kalendari
20/01/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Florent Boshnjaku
Florent Boshnjaku
47 vjeç
Dren (D.O.G)
Dren (D.O.G)
30 vjeç
Isen Selimi
Isen Selimi
28 vjeç

Votimi i Javës
   15-21 Janar 2017

A Bëjnë Bujë Këngët E Reja Të Unikkatilit?

  Fare

  Po

  Jo

  Aspak

  Jashtëzakonisht

  Shumë

Voto