E lindur dhe e rritur me këngën dhe humorin, pasi rrjedh nga një familje artistësh, siç janë i ati Nimani, muzikant dhe humorist, xhaxhai Shefqeti, i ka rënë tepër mirë harmonikës, vajza e xhaxhait Shqipe Abazi, këngëtare e mirënjohur, dhe s'ka se si të mos jetë dhe Bardha në atë drejtim. Vlen të përmendet e ëma e saj, Rukije Mustafa, e cila është autore e këngëve "Pik me rrema shero shero", "Moj e mira nëpër therra", etj. Pra thënë thjeshtë, Bardha e ka trashëguar artin në përgjithësi. Ka edituar tre albume të kënduara Live, dhe një Tubo folk. Gjithashtu Bardha ka rregjistruar edhe disa bashkëpunime, ku mund të veçojmë atë me Elmirand Kryeziun, albumin Live me Bekim Kumanovën, e të tjerë. Ajo është e martuar me beratasin Elton Sula, i cili është një menaxher tepër i shkëlqyer, dhe kanë një vajzë me emrin Rea.