>
BIOSHQIP
Biografia
Babai i tij ishte i njohur në interpretimin e këngëve kreshnike me pasion e mjeshtri të rrallë. Ai vazhdon të kujtohet edhe sot e kësaj dite, me emrin e respektuar Mixha Sefë, ndërsa në tërë Kosovën vazhdon të kujtohet me emrin Sefë Mleçani. Në letërsinë Popullore, cikli i këngëve kreshnike fuqizonte ndjenjat e atdhedashurisë tek dëgjuesi dhe mobilizonte shpirtin shqiptar për t’u përballur me pushtuesin sllav, për mbrojtjen e lirisë, trojeve, gjuhës, zakoneve, traditave.
Beqiri u rrit në një ambient frymëzues dhe arriti edhe vet të frymëzojë të tjerët me këngën e tij patriotike e liridashëse. Ishte i dalluar në mësime dhe në aktivitete të lira gjatë shkollimit fillor. Beqiri u dallua si këngëtar dhe aktor filmi. Pas përfundimit të shkollës fillore Beqiri regjistrohet në shkollën e mesme “Luigj Guarakuqi” në Kievë në drejtimin matematikor. Edhe si nxënës i shkollës së mesme dallohet në mësime dhe aktivitete të lira.
Pas demonstratave të vitit 1981, dhuna serbe filloi të shkallëzohet mbi shqiptarët në çdo formë të shprehjes së saj.
Ndjenja e Beqirit për lirinë dhe mbrojtjen e tokës sonë, po rritej. Qysh në fillim pa u hamendur do të aktivizohet në radhët e UÇK-së. Aksionet luftarake së bashku me mikun e tij dhe shokun e idealit Mujë Krasniqi, do të bëjnë jehonë në tërë Kosovën. Aksionet e Beqirit ndikuan edhe në mijëra luftëtarë të tjerë që do të radhiten në radhët e UÇK-së. Edhe në luftë, Beqa bashkëjetoi me pushkë e këngë.
Në vjeshtën e vitit 1998 Beqir Gashi bashkë me një numër të madh të rinjsh, do të niset për në Shqipëri për të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë.
Me t’u pajisur me armatim, së bashku me shumë luftëtarë, ndër të cilët edhe Komandanti Mujë Krasniqi si dhe bashkëfshatari i Beqës, Hazir Kryeziu, do të nisen për në Kosovë. Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Gorozhub, në kufirin shqiptaro- shqiptar, kolona hasi në prita të armikut. Pas një rezistence të fuqishme që bëjnë luftëtarët e lirisë në krye të të cilëve ishte edhe Beqir Gashi, i cili në luftim e sipër ra aty së bashku me shumë shokë të idealit, e ndër ta edhe Komandanti Mujë Krasniqi.
KATEGORI: