BIOGRAFIA: Beqir Gashi është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike. Babai i tij ishte i njohur në interpretimin e këngëve kreshnike me pasion e mjeshtri të rrallë. Ai vazhdon të kujtohet edhe sot e kësaj dite, me emrin e respektuar Mixha Sefë, ndërsa në tërë Kosovën vazhdon të kujtohet me emrin Sefë Mleçani. Në letërsinë Popullore, cikli i këngëve kreshnike fuqizonte ndjenjat e atdhedashurisë tek dëgjuesi dhe mobilizonte shpirtin shqiptar për t’u përballur me pushtuesin sllav, për mbrojtjen e lirisë, trojeve, gju...