Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Gent Fatali

Vendlindja: Prishtine  
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 22 Maj 1989
Shenja e Horoskopit: Binjaket

Këndon kryesisht: Hip-Hop

Gent Fatali është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Genti kreu shkollen fillore ne "Meto Bajraktar" ne Prishtine. Ka perfunduar shkollen e muzikes "Prenk Jakova" drejtimi Piano. Ka perfunduar kursin e aktrimit ne teatrin Dodona. Shkollen e mesme e ka perfundu ne Sami Frasher poashtu ne Prishtine. Tash vijon fakulltetin ne UP drejtimi Ekonomi. Ai mirret me muzik prej moshes shum te vogel. Ne vitin 2003-2004 ka qene bashkthemelues i grupit TDS se bashku me tashme partnerin e tij ne muzike Cyclone apo Sajki. Ne vitin 2007-2008 ka dal prej grupit TDS per shkaqe personale. Ne vitin 2012 Cyclone (Sajki) dhe Genti (Fatali) krijuan duon Sajk N Fatal. Ne shkurt te vitit 2013 leshuan single-in e par te tyre Shqiptart e Pare Ne Hane featuring Lyrical Son. Pritet ne vitin 2014 të lëshohen edhe shumë këngë të reja të duos Sajk N Fatal.
Së fundi Fatal është berë pjesë e labelit Authentic dhe shprehet tejet i knaqur me këtë label, si dhe premton shumë projekte të reja. “Fishekzjarre” mban titullin kënga, e cila sipas reperit do të jetë një zhanër i padëgjuar në vendin tonë.

Projekti është realizuar nga eri dee dhe alandy dhe pritet që brenda pak ditësh të publikohet videoklipi, trileri i të cilit tashmë është publikuar.

Pas këtij projekti të suksesshëm reperi erdhi në bashkëpunim me Këngëtaren nga Shqipëria "Samanta Karavella" me këngën 'Na e dina' e cila u pritë dhe u pëlqye mjaft mirë nga publiku si i këngëtares poashtu dhe i reperit.

Por prisni nëse mendoni se këtu ka mbaruar e gjitha ?!! Gaboheni !
Genti sapo ka filluar punë për projektet pasardhëse që priten të publikohen shumë shpejtë ...

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  ismeti19  

Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.3 / Votuan:  100

  • Gent Fatali ka këto rrjete sociale:





teksteshqip.com © 2007 - 2017