A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Festivali Në Rtsh, Rtsh, Eurovision, Eurovizion, Eurosong


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.4 / Votuan:  73


Festivali Në Rtsh

Festivali Në Rtsh është një festival muzikor shumë i njohur. Ishte viti 1962, kur për herë të parë në Shqipëri do të niste udhën një traditë aq e bukur e këngës së lehtë shqiptare. Fillimisht, këngët do të vinin përmes zërit të radios dhe me avancimin e teknologjisë edhe në televizion. Këngëtarët e asokohe ishin të detyruar të këndonin këngë të politizuara për shkak të sistemit të atëhershëm, por duke prodhuar këngë të një cilësie të lartë artistike shumë prej të cilave kanë mbetur në mendjen e publikut për vite të tëra. Emra të paharruar për publikun, si Vace Zela, Alida Hisku, Parashqevi Simaku, Tonin Tërshana, Gëzim Cela dhe shumë të tjerë krijuan një revolucion me hitet e tyre.

Festivali i Këngës, është zhvilluar për herë të parë më 21 Dhjetor, 1962 në Sallën e Instituit të lartë të Arteve në Tiranë. Nga 20 këngët që konkuruan në gjysem-finale u kualifikuan 12 për në finale. Fituesja e parë e Festivalit të Këngës ishte këngëtarja Vaçe Zela me këngën e saj të famshme "Fëmija I Parë". Vaçe Zela është këngëtarja me numrin më të madh të fitoreve në historinë e Festivalit të Këngës me një numër mbresëlënës prej 11 çmimesh të para.

Përpara vitit 1972 Festivali I Këngës kishte krijime me tematikë të gjërë nga jeta e përditshme deri sa me 1972 u fut në një periudhë censurimi. Tematika e krijimeve ishte tërësisht e kontrolluar dhe kryesisht e lidhur me zhvillimin e Vëndit dhe Partinë e Punës së Shqipërisë. Në mesin e viteve ’80 pati një ndryshim pothuaj të menjëhershëm në krijimtarinë dhe çensura nuk ishte më aq strikte.

Në vitet ’90 me rënien e diktaturës, Fesivali I Këngës pati nje hop ne cilësine dhe larminë e krijimeve. Këngët fituese të asaj kohe reflektonin realitetin e vendit me tematikë emigrimin dhe lirinë. Gjatë kësaj periudhe një e veçantë tjetër ishte perdorimi I fjalës Zot e cila deri atëherë nuk ishte e lejuar as të përmendej. Pjesëmarrja e këngëtarëve nga jashtë kufinjve shtetërorë të Shqipërisë ishte nje tjetër risi në historikun e Festivalit. Pavarësisht kohëve të veshtira në gjysmën e dytë të viteve ’90, Festivali është transmetuar rregullisht çdo fund-viti.

Që nga viti 2003 fituesi I Festivalit të Këngës në RTSH ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Në 9 pjesëmarrjet në Eurosong nga Viti 2004 e deri në përfaqësimin e fundit në Vitin 2012, Radiotelevizioni Shqiptar ka promovuar në skenat Evropiane krijimet muzikore më të mira Shqiptare.

Në 45-vjetorin e Festivalit, u nderuan të gjithë ata artistë të cilët me punën e tyre të palodhur kanë lindur e rritur Festivalin më popullor shqiptar. Të plakur në atë skenë ku kontribuan një jetë të tërë, ata ndihen të emocionuar e krenarë për punën e tyre, mes të cilëve edhe kompozitore, poetë, dirigjentë e prezantues. Njëzëri, ata kërkuan që edhe në vitet në vijim, artistët e rinj të kthejnë kokën nga e kaluara, të kujtojnë dhe ruajnë me fanatizëm vlerat e muzikës së lehtë shqip-tarë të të gjitha trevave.

Festivali i Këngës në Radiotelevizion Shqiptar kanë qenë dhe mbeten një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Organizohet në çdo fund viti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në të marin pjesë këngetarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar. Festivali zhvillohet gjatë disa netëve.

Këtij eventimenti mund t'i referohemi në disa mënyra:
Festivali i Këngës Në RTSH
Festivali i Muzikës Së Lehtë Në Radio Televizionin Shqiptar
Festivali i Dhjetorit
Festivali i Fundvitit

» Dërgo Korrigjime »




Loading...


Kalendari
24/01/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Gaqo Çako
Gaqo Çako
82 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Nikolla Zoraqi
Nikolla Zoraqi
(1929-1991)

Votimi i Javës
   22-28 Janar 2017

Kush Ju Pëlqen Më Shumë?

  Dhurata Dora

  2po2

  Majki

  Capital T

  Dafina Zeqiri

  Gent Fatali

Voto