Biografia
Festivali i Këngës, është zhvilluar për herë të parë më 21 Dhjetor, 1962 në Sallën e Instituit të lartë të Arteve në Tiranë. Nga 20 këngët që konkuruan në gjysem-finale u kualifikuan 12 për në finale. Fituesja e parë e Festivalit të Këngës ishte këngëtarja Vaçe Zela me këngën e saj të famshme "Fëmija I Parë". Vaçe Zela është këngëtarja me numrin më të madh të fitoreve në historinë e Festivalit të Këngës me një numër mbresëlënës prej 11 çmimesh të para.
Përpara vitit 1972 Festivali I Këngës kishte krijime me tematikë të gjërë nga jeta e përditshme deri sa me 1972 u fut në një periudhë censurimi. Tematika e krijimeve ishte tërësisht e kontrolluar dhe kryesisht e lidhur me zhvillimin e Vëndit dhe Partinë e Punës së Shqipërisë. Në mesin e viteve ’80 pati një ndryshim pothuaj të menjëhershëm në krijimtarinë dhe çensura nuk ishte më aq strikte.
Në vitet ’90 me rënien e diktaturës, Fesivali I Këngës pati nje hop ne cilësine dhe larminë e krijimeve. Këngët fituese të asaj kohe reflektonin realitetin e vendit me tematikë emigrimin dhe lirinë. Gjatë kësaj periudhe një e veçantë tjetër ishte perdorimi I fjalës Zot e cila deri atëherë nuk ishte e lejuar as të përmendej. Pjesëmarrja e këngëtarëve nga jashtë kufinjve shtetërorë të Shqipërisë ishte nje tjetër risi në historikun e Festivalit. Pavarësisht kohëve të veshtira në gjysmën e dytë të viteve ’90, Festivali është transmetuar rregullisht çdo fund-viti.
Që nga viti 2003 fituesi I Festivalit të Këngës në RTSH ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Në 9 pjesëmarrjet në Eurosong nga Viti 2004 e deri në përfaqësimin e fundit në Vitin 2012, Radiotelevizioni Shqiptar ka promovuar në skenat Evropiane krijimet muzikore më të mira Shqiptare.
Në 45-vjetorin e Festivalit, u nderuan të gjithë ata artistë të cilët me punën e tyre të palodhur kanë lindur e rritur Festivalin më popullor shqiptar. Të plakur në atë skenë ku kontribuan një jetë të tërë, ata ndihen të emocionuar e krenarë për punën e tyre, mes të cilëve edhe kompozitore, poetë, dirigjentë e prezantues. Njëzëri, ata kërkuan që edhe në vitet në vijim, artistët e rinj të kthejnë kokën nga e kaluara, të kujtojnë dhe ruajnë me fanatizëm vlerat e muzikës së lehtë shqip-tarë të të gjitha trevave.
Festivali i Këngës në Radiotelevizion Shqiptar kanë qenë dhe mbeten një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Organizohet në çdo fund viti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në të marin pjesë këngetarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar. Festivali zhvillohet gjatë disa netëve.
Këtij eventimenti mund t'i referohemi në disa mënyra:
Festivali i Këngës Në RTSH
Festivali i Muzikës Së Lehtë Në Radio Televizionin Shqiptar
Festivali i Dhjetorit
Festivali i Fundvitit
DËRGOI: