>
BIOSHQIP
Biografia
Fisnike ne jeten e perditshme, fisnike ne familje, FISNIKE ne art. Ky eshte grupi i njohur pop-rock, i cili rriti dhe edukoi me muziken e tij per dekada me radhe gjenerata te ndryshme te rinjsh. Te vleresuar nder vite me cmime, grupi kosovar hyri ne historine e muzikes shqip qe ne vitet ’78, duke krijuar hite, jo vetem ne nje zhaner te pa levruar shume deri asokohe, por edhe me tekstet, te cilat per here te pare tek ne vinin krejt ndryshe; me mesazhe te forta sociale, politike, guximi, ndjenje, por edhe humori e satire! FISNIKET u formuan si grup ne nje kohe kur ne Kosove mbizoteronte nje klime e pershtatshme per kultivimin rock-ut. E nese asokohe sapo kishin filluar te nuhateshin notat e para autoktone ne kete zhaner me grupet “Gjurmet”, “Iliret”, “Minatori”, etj. banda e “Fisnikeve” e plotesoi kornizen me stilin e vecante te te berit muzike me rock akustik. Edhe pas mbi 3 dekadash ne skene, grupi Fisniket duartrokitet po aq fort sa ne daljet e para ne skene.

Anëtarët:
1982 Bedri Visoka : Agim Gërguri : Ramiz Halimi : Sokol Gashi
1995 Erzen Bërveniku:Agim Gërguri:Besim Gashi:Fitim Sheholli

Fillimet e para

Bendi “Fisnikët” u formua me 1980 dhe anëtaret e parë ishin, Agim Gërguri (solo kitarist, vokal, kant-autor), Sokol Gashi (bas kitarist), Remzi Halimi (ritëm kitarist) dhe Bedri Visoka (vokali kryesorë).

Këta të gjithë ishin shokë nga shkolla e mesme dhe në të shumtën e rasteve ushtronin në ateljen e pikturimit të babait të Agimit.

Grupi së pari u quajt “Havaja e Vrantë” dhe kënga e parë që Agimi komponoi ishte ‘Faksi’, në lidhje me mungesën e faksit (deterxhentit) dhe krizës ekonomike të fillimit të viteve 1980-ta. Këngët e para më shumë ishin të orientuara kah humori dhe parodia gjë që reflektohet edhe në emrin e grupit.

Emri i grupit ndërroj në “Fati” pasi që agimi komponon këngën e parë më serioze ‘Gjurma’ me tekstin e Dritëro Agollit.

“Ushtronim në kushte shumë të vështira por na mbante vullneti i madh. Instrumente nuk kishim kushedi se çfare por ne ushtroninm edhe deri në tetë orë në ditë”-tregon Agimi.

Me 3 shtator 1982 në Prishtinë u organizua “BOOM”-i, festivali i parë i rok muzikës kosovare. “Fati” morën pjesë si debutantë dhe aty vendosën që grupit t’ia ndërrojnë emrin në “Fisnikët”.Në këtë festival këngët e “Fisnikëve” (sidomos ‘Bukuria’) u pritën shumë mirë nga publiku dhe pat kritika të mira në media, dhe u shpallën grupi më i mirë nga katër bendet debutante që morën pjesë.

Inçizimet e para – 1982-83

Një javë pas festivalit “Fisnikët” inçizuan këngët e para të tyre në studion e Radio Prishtinës. Këngët që u inçizuan qenë: ‘E Paharruara’ dhe ‘Teuta’. Dhe pas emitimit të tyre “Teuta” u bë hit i javës me votën e ndëgjuesve.

Në janar të vitit 1983 “Fisnikët” inçizuan dhe këto këngë: ‘Do të shkrihem (Bukuria)’ dhe ‘Druri i Takimit’, kurse kënga ‘Teuta’ u ri-inçizua, kësaj rradhe edhe me daulle.

Agimi, Sokoli dhe Bedriu ishin në shërbim ushtarak kur kënga ‘Do të shkrihem’ u popullarizua aq shumë sa ndodhte që këtë këngë ta kërkonin më shumë se 100 ndëgjues në emisionin ‘Keni kërkuar ndëgjoni’ dhe emisionet e tjera të radiove të Kosovës. Menjëherë pas kësaj RTP-ja kërkoi që kësaj kënge t’i bëhet video spoti, por pasi që vetëm Remziu ishte në Prishtinë, atëhere u vendos që video klipi të inçizohet me Remziun si këngëtar kryesor dhe me aktorë dhe statistë të tjerë.
Ky ishte video spoti i parë i bërë për ndonjë pop bend në Kosovë, ishte mjaft i suksesshëm dhe u bë nga regjiseri i njohur Isa Qosja.

Kënga tjetër gjithashtu shumë e njohur e “Fisnikëve”, ‘Zotëria Juaj’ edhe pse u shkruajt dhe komponua në vitin 1982, u inçizua në vitin 1987.

Pauza 1982-1987

Gjatë kësaj periudhe “Fisnikët” pauzuan për shkak të ndërrimeve të shumta brenda bendit. Në vitin 1985 Sokoli shkoi që të punoj dhe jetoj në Libi, kurse Bedriu e lëshoi bendin për shkaqe personale. Në bend mbetën vetëm Agimi dhe Remziu.

Në vitin 1985 Agimi regjistrohet në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega e pikturës, dhe dukej se bendi më nuk ishte prioritet.

Në vitin 1987 Sokoli kthehet nga Libia dhe emigron menjëherë në SHBA, duke u ndarë përgjithmonë nga bendi. Po në këtë vit “Fisnikëve” i bashkangjitet një anëtarë i ri, Besim Gashi.

Ringjallja e bendit

Menjëherë pasojnë inçizimet në radio dhe televisionin e Prishtinës. Këngët e inçizuara qenë: ‘Zotëria Juaj’, ‘Grushtat Do T’i Thej’ dhe ‘Fjalët e Qirit’. Të cilat u bën hite të mëdha dhe emitoheshin po thuaj çdo ditë në eterin e Kosovës.

‘Zotëria Juaj’ ndëgjohej edhe në tokat tjera shqiptare përreth. “Ne nuk guxonim ta dëgjonim këtë këngë, sepse frikoheshim mos ndonjë polic mund të merrte vesh dhe të na lajmëronte, kështu që ishim të detyruar t’ia zbrisnim nivelin zërit të radios”-thotë një ndëgjuese nga Shqipëria. Atëbotë Shiqpëria ishte ende e ngulfatur nga diktatura komuniste dhe vetëm përdorimi i titullit ‘zotëri’ ishte një provokim për sistemin, ku të gjithë i adresoheshin njëri tjetri më ‘shok’ ose ‘shoqe’.

Gjatë kësaj kohe në bend mbetën vetëm Agimi Gërguri dhe Besim Gashi, pasi që Remzi Halimi veç kishte emigruar në Suedi. Agimi mendon se ky album ishte albumi më i freskët i bendit.

Në vitin 1995 bendit ju bashkangjit Erzen Berveniku, sintisajzerist.

Në vitin 1996 “Fisnikëve” iu bashkangjit edhe Fitim Sheholli, saksafonist, dhe ky konfiguracion i grupit qëndron sot e kësaj dite.

Përpos këngëve të tyre origjinale “Fisnikët” tashmë këndonin edhe këngë popullore, veçanërisht nëpër dasma dhe gjatë verimeve në Ulqin për të fituar të ardhura.
Për dallim nga rok bendet botërore, pop dhe rok bendet në Kosovë nuk fitojnë para për t’i mbuluar shpenzimet e jetës, kurse të drejtat autoriale gjithmonë janë shkelur dhe shkelen, dhe pjesëtaret e këtyre bendeve janë të detyruar të merren me punë tjera.

Përvoja e madhe prej më shumë se dy dekadash e këndimit “live” bën që “Fisnikët” të këndojnë dhe ekzekutojnë me lehtësi këngët e tyre dhe të të tjerëve. Përdallim nga disa këngëtarë që preferojnë të këndojnë “playback” dhe dështojnë në skenë “Fisnikët” aty ndihen si në shtëpi të tyre.

Në vitin 1992, Fisniket publikojnë albumin e parë "Zoteria Juaj".

Në vitin 1994, Fisniket publikojnë albumin e dytë "Kur Të Vjen Pleqëria".

Në vitin 2000, Fisniket publikojnë albumin e tretë "20 Vjet Me Ju".

Në vitin 2004, Fisniket publikojnë albumin live "Evergreen".

Më datë 6 Maj 2009, Fisniket publikojnë videoklipin "Mos Me Nguc".

Në vitin 2009, Fisniket publikojnë albumin "Bakllava".

Në Qershor 2011, Fisniket marrin pjesë në Top Fest 8 me këngën "Vdeksha Per Ty".

Më datë 25 Qershor 2012, Betim publikojnë videoklipin "Adela", në bashkëpunim me Fisniket.

Më datë 24 Gusht 2012, Fisniket publikojnë videoklipin "Fjalet E Qiririt".

Në Maj 2014, Mateus Frroku marrin pjesë në Top Fest 11 me këngën "Cokollate E Shkrime", në bashkëpunim me Fisniket.

Më datë 3 Shtator 2016, Hekuran Krasniqi publikojnë videoklipin "Ajo Me Mbyti", në bashkëpunim me Agim Gerguri & Fisniket.

Më datë 17 Maj 2017, Hekuran Krasniqi publikon videoklipin "Kënga Ime", në bashkëpunim me Agim Gerguri & Fisniket. Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga vetë Hekuran Krasniqi, ndërsa teksti u shkrua nga Agim Gerguri.

Më datë 24 Gusht 2018, Hekurani publikon videoklipin "Shqiptare", në bashkëpunim me Agimi & Fisnikët. Kënga i kushtohet kontributit të femrës shqiptare në kultivimin e një imazhi sa më të mirë për vendin, prej Teutës e deri te Dua Lipa. Tekstin e këngës e ka shkruar vet Agimi i cili ngre të piedestalin më të lartë figurën e femrës shqiptare ndërsa është kompozuar nga Hekurani.

Më datë 14 Dhjetor 2018, Ertila Koka & Fisnikët publikojnë videoklipin "Ne Të Dy". Teksti i këngës u shkrua nga Agim Gerguri.

Më datë 10 Nëntor 2019, Fisnikët & Gold AG publikojnë videoklipin "Ku Je Nisë". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 3 Dhjetor 2020, Eni Koçi publikon videoklipin "Lamtumirë", në bashkëpunim me Fisnikët. Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj & Agim Gerguri. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj.
KATEGORI: