Biografia
Në vitin 2003, Gerta Heta kendon kengen "My Love", e cila zgjidhet nga vete degjuesit e radiove si hiti numer 1 i vitit 2003. Njekohesisht ajo u shfaq edhe ne ekranin televiziv te Top Channel si drejtuese e emisionit "Select".
Në Maj 2004, Gerta Heta merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Vetem", mjaft e mirepritur nga audienca.
Në Nëntor 2005, Gerta Heta merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Me Ngjan Sikur".
Në Shtator 2006, Gerta Heta merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Kerkome", ku merr çmimin "Tendence".
Në Nëntor 2006, Gerta Heta merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Shume Sexy".
Nga Tetori 2006 - Qershor 2007, Gerta drejtoi talk-show "Zahire" dhe nje nder te paret reality-show "Kafazin e Arte", qe te dy programe teper te suksesshme.
Fillimi i 2008 e gjen Gerten ne ekranet muzikore shqiptare me video-hitin "Dhe Vjen Tek Une", kenge shume e mirepritur gjate tourneve te fillimvitit ne klubet amerikane.