TEKSTESHQIP
Biografia
Vajza simpatike nga Vitia, Lindita Halimi u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha. Duket se këto ambicie, mbase e radhisin në artisten e këngës, duke e bërë dhe një vashë me stil të veçantë. Linda di çka do nga vetja dhe synimet e saja. Linda ka një stil të veçantë dhe kjo e bën një primadonë të skenës sonë. Origjinaliteti i saj është imponues, kurse zëri i saj kumbues. Linda Halimi martohet me amerikanin Big D dhe më pas shpërngulet në SHBA për të krijuar një karrierë ndërkombëtare në tregun amerikan. Humbja drastike e peshës dhe ndryshimi i emrit të artit në "Lindita", janë hapat e para që ajo po ndërmerr në karrierën e saj të re përtej oqeanit.

Lindita shquhet për zërin e saj potent, duke u vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës së saj muzikore. Ajo është fituese e Top Fest 6. Fituese e festivalit të RTSH-së në edicionin e 55-të dhe përfaqësuese e Shqipërisë në "Eurovision Song Contest 2017". Në vitin 2016 ajo ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të American Idol.

PASAPORTA:
Emri dhe mbiemri: Lindita Halimi
Gjatësia: 1.64cm
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokeve: Kafe e errët
Ushqimi i preferuar: Ushqimi i detit
Pija e preferuar: Red Bull, Orange Juice
Muzika e preferuar: Soul, Rnb, Jazz,
Blues, Gospel
Këngëtari/ja i/e preferuar: Jennifer Hudson, Mariah Carey, Whitney Houston, Mica Paris, Aretha Franklin
Ngjyra e preferuar: E zezë, violete, e kuqe
Sporti i preferuar: Noti
Hobi: Vizatimi, Internet Surfing, leximi, TV
Stili i veshjes: Ai stil që më bën të ndihem më rehatshëm. Më pëlqejnë uniformat
ushtarake shumë.

DËRGOI: