SHARE:
  Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Samanta Karavella

Vendlindja: Tiranë  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 26 Vjeç
Ditëlindja: 09 Korrik 1990
Shenja e Horoskopit: Gaforrja

Këndon kryesisht: Pop

Samanta Karavella është një këngëtare shumë e njohur. Pasioni dhe deshira e saj per muziken u shfaqen qe ne moshen 6 vjecare. Karriera e saj nisi ne moshen 13 vjecare ne nje nga audicionet me te famshme te talenteve te reja ''Ethet e se premtes mbrema''.Mbas ketij spektakli angazhimet e saj ne art kan qene ne menyre te vazhdueshme dhe te sukseshme.Ne moshen 14 vjecare u be pjese e Festivalit ne RTSH-ar dhe me vone e shume festivaleve duke permendur ktu '' Kenga Magjike'' "Top Fest" , ''Mikrofoni i arte", "Kenget e shekullit" etj

Kjo është një periudhë me mjaft rendiment për të. Prodhim këngësh dhe realizime të reja si dhe performanca të këndshme e impenjim total. Është duke punuar për momentin për disa këngë të reja, të cilat do të konkludohen në verë edhe me një klip të ri.

Ajo ka marre pjese ne shume festivale qe e vogel.Ajo ne vitin 2009 u paraqit ne festivalin madheshor "kënga Magjike" me kengen "pa perse" ku pati mjaft sukses pasi qe arriti deri ne finale dhe u vleresua me 201 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali.

Poashtu ajo me pas vazhdhdon me pjesmarrjen e saj edhe ne "Top Fest 8" me kengen "Provoje edhe nje here" ku pati mjaft sukses.

Më vonë ne vitin 2011 ajo nxjerr nje kenge te titulluar "Larg" me te cilen pati mjaft sukses pasi qe kjo kenge u pelqye mjaft shumë madje kjo kenge ishte e shoqeruar edhe me nje videoklip nga "Max Production".

Nje nder paraqitjet e saja me te bukura ishte ajo ne fund te vitit 2011 ne "Festivalin e kengeges ne RTSH" me kengen "Zgjomë një tjetër ëndërr",nje kenge kjo me tekst te Pandi Laços dhe me muzike & orkestrim te Genti Myftaraj. Ne kete festival mori Cmimin e Katert.

E ka nisur karrierën me balada dhe pikërisht një baladë dashurie i dha asaj një çmim të shumëpritur e të merituar pas 10 viteve karrierë si këngëtare. Përherë e ëmbël, me një pamje sa të brishtë dhe melankolike ndonjëherë, Samanta gjithmonë u ka dhënë këngëve nga shpirti i saj. Shpesh e rezervuar në eksperimente muzikore, suksesi e gjeti kur ajo e priste më pak, piëkrisht në 10 vjetorin e Top-Fest, ku artistë të njohur e të rinj kanë rrëmbyer trofeun e fitores. Një fitore që për disa artistë ka hapur dyert e një karriere të sigurt. Ndërsa Samanta pohon se tashmë si fituese ka më shumë përgjegjësi në gjërat e reja që do të sjell. “Janë shtuar përgjegjësitë ndaj meje dhe jam duke punuar shumë për projektet e radhës. E kisha menduar si një vit intensiv dhe shumë projekte i kisha tashmë të nisura. Do të ketë shumë bashkëpunime në vazhdim, ndërkohë që aktualisht po punoj për një video të re”, pohon Samanta, e cila është ende nën ethet e të qenit fituese e njërit prej festivaleve më prestigjoz të muzikës moderne në Shqipëri.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  Annonim  

Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.8 / Votuan:  237

  • Samanta Karavella ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Samanta Karavella »




teksteshqip.com © 2007 - 2017