TEKSTESHQIP

Selami Kolonja
Ju O Korba
Lyrics

Ndër dy male me dëbor',
Mbeç një trim vetullholl'.
Qënke rrënd' e i plagosur,
Trup e shpirt dhe i sosur.
Ju o korba që më hani,
Syt' e zez', ju, mos m'i ngani!
Syt' e zez', mos m'i ngani!

Eh ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Se e kam të zezën nanë,
Del më qan lamë më lamë.
Se e kam të zezën nanë,
Del më qan, më qan lamë më lamë.

Eh ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Eh ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Se e kam të zezën motër,
Del më qan kodër më kodër.
Se e kam të zezën motër,
Del më qan, më qan kodër më kodër.

Eh ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Eh ju moj korba, që më hani,
Syt' e zez'-o moj, mos m'i ngani!
Se e kam të zezën grua,
Del më qan krua më krua.
Se e kam të zezën grua,
E del më qan, më qan krua më krua.

DËRGOI: