TEKSTESHQIP

403
A Do Të Kthehet
Lyrics

E pashë në jetën time,
Si në mjegull, a thua ëndrra mbaroj
e ajo shkoj,
A do të kthehet?

Më mbeten disa letra,
Dhe portreti i saj
grafikë e thjeshtë, e zakonshme
Por e bukur

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s'kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s'kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi

Më vjen të qaj,
nga inati
Kur e di se një ditë
do ta harroj

Kërkoj pak qetësi
Ju lutem heshtni,
s'më nevojiten fjalët e kota...jo

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s'kam përgjegje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjegje s'kam

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s'kam përgjegje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjegje s'kam