Biografia
Betim Bekteshi - Vokal, Keyboard
I lindur më 24 qershor 1980 në Ferizaj
Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu ne Ferizaj. Pas përfundimit të shkollës, kreu edhe një kurs për piano dhe një tjetër për muzikë.
Me muzikë filloi te merret prej momentit kur për herë u dëgjuan të qarat e tij në shkallën do_maxhore. 15 vite më vonë nga dashuria e madhe për muzikën, ai formoi bendin ARENA, I cili arriti të jetojë jo më pak se tri 3 vite. Njëkohë u mor edhe me aktrim dhe mori pjesë në disa festivale të teatrove ama (profesionale). Ndërsa pas lufte, pasiqë ajo e kishte lënë me trauma, filloi të merrej me muzikë, së pari bashkëpunoi me grupin "IRIDA" e mandej me atë 7me7, me të cilin vazhdon të jetë edhe më tej duke fërkuar duart në pritje të albumit të parë...
Floçki - basist
Emri : Urim Veselaj
I lindur më 19 dhjetor 1977 në Prishtinë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj, ndërsa studimet I vazhdoi ne Fakultetin Teknik në Prishtinë dhe si dhuratë nga ajo kohë ka tri provime të dhëna me notë mesatare 9.80...!!!
Me bass, ka filluar të merret nga viti i dytë i shkollës së mesme. Në këtë kohë me kaçikun e tij u përpoq ta krijojë një band, por mundi i shkoi huq…(sepse flokët e gjata s`I ndejtën në kapuq!!!). I dha zor edhe në fakultet, po edhe aty nuk I shkoi puna mbarë. Kjo nuk paraqiti problem, që ky djalë I ri, t`I rrekej punës, derisa njëditë befasisht, pas përfundimit të Kosova War-it, takohet me Betimin dhe Adnanin ( përderisa me Zgjimin njihej, ngase e kishte vëlla dhe flenin bashkë njeri kah këmbët e tjetri kah kryet). Pas këtij takimi të ngrohtë e miqësorë, pahiri u shkrepi ideja ta bëjnë një grup muzikor, të cilin fillimisht e pagëzuan me emrin tejet provokativ IRIDA. Sikur nuk u pëlqeu emri dhe pak muaj më vonë, bendin e tyre e emëruan 7me7, I cili pasoi formimin e klanit INTEMATIKA 1030, pas të cilit u krijua albumi i klanit, I cili deri në ditët e sotme nuk e pa dritën e botimit?!
Zgjimi - tupanxhi
Emri: Zgjim Veselaj
I lindur më 04 gusht 1982 në Ferizaj. Shkollën fillore, të mesme dhe nje vit të shkollës së muzikës në Ferizaj. Me timpane merret nga mosha 13 vjeqare. Ka bashkëpunuar me disa bende të qytetit të Ferizajt. Karrierën e tij muzikore gjatë luftës e vazhdoi në Quebecun e largët kanadez, ku mbajti disa koncerte para refugjatëve tanë dhe kanadezëve, të cilët kishin frikë se me adrenalinën e tij, Zgjimi po do me`j çky bubnjet!!! Për të mos u kthyer duarthatë nga Kanadaja, Zgjimi kryen kursin për timpanist, gjatë të cilit mëson shumë gjëra, të cilat ndoshta veç në ëndërr i ka pa… Aktualisht punon si teknik në një nga radiot më të dëgjuara në Kosovë në radion TEMA.