Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adea Pula

Adea Pula
  • Vendlindja:
  • Gjakove 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 7 Maj 1995
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  170
Këndon kryesisht: pop për fëmijë/junior

Adea Pula është këngëtare e njohur. Ajo duket mjaft e re por njëkohësisht e bukur dhe me linja trupore të përsosura. Ka te mbaruar Shkollen e mesme te muzikes 'Prenk Jakova' në Prishtinë per Solo kendim, Kanto dhe Piano. Aktualisht studion ne Fakultetin Juridik. Adea filloi karrierën e saj si këngëtare për fëmijë, duke argëtuar gjeneratat e reja për vite me radhë. Shkollën fillore dhe të mesme I kreu në Prishtinë ku edhe ishte pjesë e programeve të ndryshme shkollore që mbaheshin në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren e shumë të tjera. Adea realizoi bashkëpunime të ndryshme në studio të ndryshme si atë të Naim Krasniqit, Ilir Beranit, Florent Boshnjakut, Burim Krasniqit etj. Pas sukseseve të mëdha në këngët për fëmijë, Adea u largua nga muzika për shkak që ishte koha që ajo të largohej dhe të priste për kohën e duhur kur do të rikthehej pasi të kishte arritur pjekurinë e nevojshme vokale. Edhe pse ishte një këngëtare për fëmijë po ta shikosh tani nuk mund të besosh se është po ajo Adea e vogël e “Afrikani Tungare“. "Fajin" për këtë si duket e ka fitnesi që ajo i është përkushtuar shumë sidomos gjatë kohëve të fundit. Edhe pse muzikën e ka lënë anash për momentin ajo është mjaft aktive në ushtrimet fizike ku edhe poston fotografi të ndryshme kohë pas kohe në rrjetet sociale. Mbase po përgatitet për një rikthim marramendës ku përveç këngëve dhe klipeve të bukura, ti kënaqë simpatizantët e saj edhe me dukjen e saj të përsosur.

Në Qershor 2002, Adea Pula merr pjesë në PoliFest Kids 2002 me këngën "Afrikani Tungare", ku u shpërblye me çmimin e parë. Kjo këngë u realizua edhe me videoklip në vitin 2003.

Në Dhjetor 2003, Adea Pula merr pjesë në Ylberi 2003 me këngën "Meksiko Siti".

Në vitin 2003 realizoi albumin e saj të parë “Afrika“, ndërsa albumi i dytë u quajt “2 + 2 bëjnë 3“, i cili doli në ditlindjen e saj me 6 Maj të vitit 2004.

Në Gusht 2002, Adea Pula merr pjesë në Festivali I 40-te Shkoder me këngën "Afrikani Tungare".

Në Qershor 2005, Adea Pula merr pjesë në Polifest Kids 2005 me këngën "Mos U Nerrvozo".

Në Dhjetor 2006, Adea Pula merr pjesë në Ylberi 2006 me këngën "Miqesia".

Në Maj 2008, Adea 19 vjeçare merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Tinejxhere Jam".

Adea Pula testoi opinionin me sukses kur publikoi një cover të Jennifer Hudson të titulluar “And I’m telling you”. Adea është shndërruar në një vokal që mund t’i bëjë konkurrencë këngëtareve aktuale të estradës sonë.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

14

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Adea Pula »

Komente 14