Adea Pula
Malli Për Heronjtë
Malli Për Heronjtë
Teksti :: Song Lyrics
S'ka heronj, heronjtë i përzumë,
Me lavdi përditë i nanuritëm
Dhe me lajka dalëngadalë i vumë
Një nga një në prehje dhe në gjumë.
S'ka heronj, heronjtë u mërzitën,
Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan,
Duke pritur heshtën dhe dremitën
Dhe ne nina - nana u kënduam.
Ç'digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë!
Ç'i kërkoni? Pritja është e kotë,
S'ka heronj, tani ka pehlivanë!
Me lavdi përditë i nanuritëm
Dhe me lajka dalëngadalë i vumë
Një nga një në prehje dhe në gjumë.
S'ka heronj, heronjtë u mërzitën,
Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan,
Duke pritur heshtën dhe dremitën
Dhe ne nina - nana u kënduam.
Ç'digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë!
Ç'i kërkoni? Pritja është e kotë,
S'ka heronj, tani ka pehlivanë!
DËRGOI:
- Publikimi: 02/07/2012
- Ora: 23:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0