TEKSTESHQIP
Adem Barbullushi - Jare, Iptida Du Me Fillu
Adem Barbullushi
Jare, Iptida Du Me Fillu

Teksti :: Song Lyrics
Iptida due me fillue,
se m’ka xan’ i ziu marak,
në ma dijsh hatrin mue,
tjetër kend s’shiqon aspak.

S’ma din hallin kush qi kam,
un’ u dogja për të gjallë,
u shkrina si bora n’shkamb,
begenis, fole nji fjalë.

Iptida të parën e herës,
ç’u përpoqa me nji kojshi,
ça m’shiqon për biret t’derës,
lodja më shkon porsi shi.

T’gjeta në der’ t’oborrit,
hije t’paska bukurija,
t’baj be natën e vorrit,
qajmë mirë hallet e mija.

Vera vjen tue lulzue,
fusha e male ba jeshil,
maraku vjen tue m’u shtue,
hjek sevda me drandofil.

Xhamadanin bruz me ar,
ma gëzofsh tue qeshë,
iptida dora ju thaftë,
terzis’ qi ta ka qepë.

Qysh se duel njikjo urdi,
qi shkoj dynjaja n’Shipshanik,
mos t’u prishtë kjo bukuri,
der’ sa t’vijnë i ziu ashik.

Edhe un’ moj, s’jam kujtue,
se e kam marrun vesht jot amë,
m’çove fjalë se je idhnue,
po ta qes, pra, nji ket kangë.

Asaman, moj lulja e allit,
të vjen era zejmiranë,
të baj be, pash sytë e ballit,
ashik tjetër mos me xanë.

Drandofile stambolleshë,
qi më çile ndër bahçe t’m’dha,
na harrove, na çove peshë,
karajfil, s’je për tu sha.

Edhe nji her’ po due me t’dashtë,
masandej po due me dekë,
më ke vue shami t’mëndafshtë,
midisin me gishta t’zez.

Ti më the, unë të thaçë,
ç’u ba besa qi ta dhaçë,
un’ t’thaçë, ti m’the,
ç’u ba besa qi ma dhe.

Drandofile stambolleshë,
më ke çilë në bahçe t’m’dha,
ditë e natë më rrin tue qeshë,
me bylbyl po hjek sevda.

DËRGOI:
Komente 0