Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adem Ramadani - Hjekat E Gurbetçarit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  9

A je zgju bir a ke fjet
a ke hangër a ke pi
qysh pe qon në atë gurbet
mendjen gjithë e kam te ti

A po lodhesh tuj punu
a ka kush ngat me tu gjet’
N’pun’ të rana a t’kan qu
Mjera nana hjek zahmet

O gurbet ti kofsh mallku
qysh na lae pa djem t’tan’
me mall t’tyne me jetu
haku i nanave ka me t’zan

Rujma Zot ti djalin tem
Mos t’ma gjan naj taksirat
Dej ta shoh n’obor të shpis
Zemra nanës s’asht rahat

E kur vjen ti biri jem
Na e mbush shpijen plot’ me jet’
Dhimt e shpirtit ma s’i ni
Krejt mërziat ti mi hjek

O gurbet ti kofsh mallku
qysh na lae pa djem t’tan’
me mall t’tyne me jetu
haku i nanave ka me t’zan

Po sa shpejtë kaluan k’to ditë
Erdhi koha prap me u nda
Qysh me t’than’ udha e mbarë
Nuk di ma a ka me t’pa

E kur t’nisesh për gurbet
E prap shpinën me ma kthy
Trupi jem mbetet k’tu
Zemra nanës vjen me ty

O gurbet ti kofsh mallku
qysh na lae pa djem t’tan’
me mall t’tyne me jetu
haku i nanave ka me t’zan


Ky tekst u dërgua nga Burim G. Berisha



Adem Ramadani
Renditja: Top 200
Publikimi: 26/12/2021
Muzika: Adem Ramadani
Teksti: Adem Ramadani
Orkestrimi: Adem Ramadani
Vokale: Emran Bellani, Mentor Sulejmani, Egzon Abazi
Video Produksioni: Betim Berisha



Adem Ramadani - Hjekat E Gurbetçarit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Hjekat E Gurbetçarit".
3. Video është e këngës "Hjekat E Gurbetçarit", por nuk këndohet nga Adem Ramadani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Adem Ramadani:


Komente 0