TEKSTESHQIP
Adem Ramadani - Stacioni I Dynjas
Adem Ramadani
Stacioni I Dynjas


TEKSTI :: SONG LYRICS

Gjurmova pas lumturisë,
Lypa n'tokë e lypa n’detë.
Nuk lash vend pa e kërku,
Lumturi n’këtë botë s’kam gjetë.
Më në fund e kam kuptu,
Se dynjaja qenka bosh.
Jo nuk vlen për to me dhanë,
As një lirë e as një grosh.
Jo nuk vlen për to me dhanë,
As një lirë e as një grosh.

Ref:
Mos u ndal shumë, o njeri,
Në stacionin e dunjasë.
Kalimtar je në këtë botë,
Ahiret, vëlla ka me pas.
Se kjo jetë është shumë e shkurt,
E kalon hiq pa e vërejtë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.

Të mjafton ty një kafshatë,
O Rob i dinarit tanë.
Pse bohesh aq dorë shtrëngum?
A e din se krejt ke me i lan?
Pse bohesh aq dorë shtrëngum?
A e din se krejt ke me i lan?
Shfrytëzo kohën në rini,
Se s’e din a bëhesh plak.
Kush është ai që të dha liri?
E s’mërzitesh ti aspak.
Kush është ai që të dha liri?
E s’mërzitesh ti aspak.

Ref:
Mos u ndal shumë, o njeri,
Në stacionin e dunjasë.
Kalimtar je në këtë botë,
Ahiret, vëlla ka me pas.
Se kjo jetë është shumë e shkurt,
E kalon hiq pa e vërejtë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.

Dhe çdo ditë vjen ditë e re,
E thërret, lëshon një zë.
Ke kujdes thotë o njeri,
Tash po shkoj e kurrë s’vi më.
Ke kujdes thotë, o njeri,
Tash po shkoj e kurrë s’vi më.
Mirë a keq, çka ke punu,
Të gjitha unë i shënoj.
Para Zotit ke me u taku,
Librin tënd kur t’a shpaloj.
Para Zotit ke me u taku,
Librin tënd kur t’a shpaloj.

Ref:
Mos u ndal shumë, o njeri,
Në stacionin e dunjasë.
Kalimtar je në këtë botë,
Ahiret, vëlla ka me pas.
Se kjo jetë është shumë e shkurt,
E kalon hiq pa e vërejtë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.
Atë që ke me punu,
Në ahiret vëlla ke me gjetë.

Mos gabo ti e me thanë,
“hajt se ka kohë, jam i ri”.
Exheli sabër nuk ban,
Ai të vjen në befasi.

Exheli sabër nuk ban,
Ai të vjen në befasi.

Exheli sabër nuk ban,
Ai të vjen në befasi.

Kontribuan:
Antigona Vrajolli,
Nesë.
Komente 0